Kalendari
Mbahet Pranvera Poetike e Diasporës 2016
SHKSHZ organizon Pranverën Poetike të Diasporës 2016 dhe shpall Konkurs Letrar
Me qëllim të nxitjes dhe stimulimit të krijimtarisë letrare, SHKSHZ shpall konkurs për: poezi, prozë dhe ese.
Vendi i parë 200 CHF
Vendi i dytë 150 CHF
Vendi i tretë 100 CHF
Kanë të drejtë të marrin pjesë të gjithë krijuesit shqiptarë në Diasporë. Konkursi përmban edhe disa kritere të tjera që duhet të respektohen:
1. Poezitë nuk duhet të jenë më të gjata se pesëdhjetë vargje
2. Tregimi dhe eseu më së shumti pesë faqe
3. Krijmet duhet të jenë të pabotuara dhe të papublikuara më parë, të daktilografuara dhe me shifër (pa emrin e autorit).
4. Punimet dërgohen përmes postës (në tri kopje) ose në E-mail adresën e shoqatës – [email protected] dhe me kopjen e katërt dëshmohet autorësia. Konkursi është anonim, punimet patjetër duhet të mbajnë shifrën. Ato që dërgohen përmes postës duhet të jenë të daktilografuara në tri kopje, kurse me kopjen e katërt identike dëshmohet autorësia
5. Krijimet që dërgohen përmes E-mailit assei nuk bën të deshifrojnë idintitetin e autorit, pra E-mail adresa nuk duhet të përmbajë shenja identifikuese (emër, mbiemër, apo diçka tjetër që lidhet me identitetin e konkuruesit)
6. Të drejtë pjesëmarrje në konkurs nuk kanë anëtarët e Kryesisë së SHKSHZ
7. Konkursi mbetet i hapur deri më 10 maj 2016.
8. Krijimet që cilat nuk u përmbahen këtyre kritereve nuk do merren parasysh
9. Punimet dërgohen në këtë adresë:
SHKSHZ
Cholplatz 38
CH-8180 Bülach
ose në E-mailin [email protected].
Rezultatet do të shpallen nga një juri profesionale e caktuar nga Kryesia e SHKSHZ në kuadër të Orës së madhe letrare që do të mbahet më 22 maj 2016 në Zürich. Në kuadër të asaj ore letrare gjithashtu për poezinë më të mirë të lexuar do të jepet çmimi «Pena e Artë e Martin Camajt» sipas votimit të të gjithë pjesëmarrësve në Pranverën Poetike të Diasporës.
Kryesia e SHKSHZ
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit22 Maj 2016
- Ora14:00
- LokacioniCyrih
- Data e përfundimit17 Dhjetor 2025 - 10:13
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë











