Kosova
Konjufca: Asociacioni nuk bën të themelohet para marrëveshjes
Konjufca tha se Kosova duhet të shkojë në takimin e Ohrit me pozicion të qartë.
Asociacioni i Komunave me shumicë serbe nuk bën të themelohet para marrëveshjes, ka thënë kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca. Kjo pasi, sipas tij, një gjë e tillë do të ishte një gabim i madh.
Ai tha se Kosova duhet të shkojë në takimin e Ohrit me pozicion të qartë.
“Duhet të shkojmë me pozicionin tonë që marrëveshja është e konstruktuar kështu: Ndodh njohja de facto dhe pastaj Kosova ia gjen modusin Asociacionit. Nëse nisemi prej të kundërtës, Kosova pëson dhe dëmtohet dhe është gabim me u pozicionua ashtu”, ka thënë Konjufca, në ATV, përcjell Albinfo.ch.
Ai tha se themelimi i Asociacionit do të ishte vetëm si një lloj premtimi abstrakt, e cila nuk është dëmtim i madh për Kosovën, por me këtë, mund të bëjmë një hap të madh përpara.
“Pra, kurrgjë tu dhanë më shumë se sa Gjykata Kushtetuese që ka dhënë, na me mujt me e kapë njohjen De-Facto prej Serbisë që do të ishte një ecje përpara. Por, unë mendoj se kjo nuk do të ndodh për arsye se Serbia nuk do ta pranojë këtë, se se ajo i qet në peshore, sa peshon me e njoftë Kosovën De-Facto dhe pas njohjes De-Facto, cilat janë perspektivat e Serbisë, çka mundet me fitu Serbia, çfarë lloj të mekanizmit në Kosovë. Unë mendoj që mundet me e kriju një forum të Komunave Serbe, ku ata mblidhen dhe ata folin për problemet e tyre”, tha Konjufca./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












