Kosova
Kongresmeni amerikan: I alarmuar nga prania e forcave serbe në kufirin përgjatë Kosovës
Pas situatës së fundit në veri të vendit, ka reaguar edhe kongresmeni amerikan, Ritchie Torres duke thënë se është i alarmuar pas informacioneve se Serbia ka shtuar forca përgjatë kufirit me Kosovën, përcjell albinfo.ch.
“Si një përkrahës dhe aleat krenar dhe i palëkundur i Republikës së Kosovës, jam gjithnjë e më i alarmuar nga raportet për një dislokim të madh dhe të sofistikuar të forcave serbe përgjatë kufirit Serbi-Kosovë”, ka shkruar ai.
Me këtë rast, Torres ka shpërndarë një shkrim të “Reuters”, e ku zëdhënësi i Këshillit Kombëtar për Siguri të SHBA-së, John Kirby, në një konferencë për media dje ka ngritur shqetësimin e SHBA-së për një vendosje të madhe të trupave serbe afër kufirit me Republikën e Kosovës.
Kirby ka thënë se SHBA po e vëzhgon situatën dhe ka kërkuar nga Serbia që të tërheqë trupat e saj.
Kirby u pyet nëse ky grumbullim i trupave ushtarake pranë kufirit është sinjal se Serbia po përgatitet për ndonjë pushtim ushtarak, por ka thënë se qëllimin e një lëvizje të tillë të Serbisë s’mund ta thotë.
E-Diaspora
-
KQZ i aprovon mbi 7000 pako me fletëvotime nga diaspora, i refuzon mbi 2500 tjera Bëhet e ditur se më shumë se 9 mijë e 800 pako të supozuara me fletëvotime... -
Brooklyn: Shqiptari nga Kosova humb jetën duke u përpjekur të ndalojë një grabitës -
Berlin
Shpresim Sadiku fiton titullin “Doktor Shkence” në TU Berlin -
KQZ nis vlerësimin e rreth 13 mijë votave të diasporës -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit
Jeta në Austri
-
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit Lidhja e Shkrimtarëve dhe Krijuesve Shqiptarë në Austri “Aleksandër Moisiu”, në kuadër të festës së 28... -
A do të punonit në Austri për 2200 euro? -
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri









