Lajme
Konflikti lë 121 familje të prekura dhe 66 shtëpi të dëmtuara

121 familje e 66 shtëpi të prekura nga konflikti në Kumanovë Të dhënat që i janë dorëzuar autoriteteve qendrore të Maqedonisë dhe atyre lokale flasin për 66 shtëpi dhe 121 familje me dëmtime materiale nga përleshjet e armatosura në Kumanovë. Autoritetet do të vazhdojnë vlerësimi e dëmeve edhe gjatë ditëve në vijim. Komuna e Kumanovës ka shpërndarë ndihmat e para në Lagjen e Trimave duke u mbështetur në të dhënat e përmendura. Ndërkohë, siç raporton Top Channel, edhe katër ditë pas tërheqjes së policisë nga lagja e tyre, banorët ende nuk po arrijnë të marrin veten dhe të largojnë nga mendja atë çfarë ju kishte ndodhur.
“Unë nuk besoj se mund të kthehem në vete siç kam qenë. Tani ju të gjithë jeni para meje, por unë nuk jam duke parë asgjë përveç luftës që përjetova atë ditë për 14 orë”, thotë një prej tyre.
“Nuk ka dhimbje më të madhe se kjo. Sikur gjithçka të na e shtrojnë me ar, nuk paguhet kjo traumë, që na ka mbetur dhe nuk do largohet kurrë. Çdo minutë e kemi përjetuar vdekjen para syve”, thotë një tjetër. “Përjetimet nuk mund të përshkruhen, mjaftojnë pamjet që keni marrë, ndërsa për tekst nuk ka nevojë”, vijon dikush tjetër. Ish-deputeti shqiptar nga Kumanova dhe pjesëmarrës në konfliktin e vitit 2001, Hysni Shaqiri thotë se këto ngjarje kanë prekur të gjithë shqiptarët.
Shaqiri u bën thirrje zyrtarëve të Tiranës dhe Prishtinës të vitizojnë Lagjen e Trimave dhe në të ardhmen t’i kushtojnë më tepër vëmendje popullatës shqiptare në Maqedoni. “Ka hapësirë për të vepruar politikisht. Shqiptarët kanë struktura për t’u organizuar dhe për t’i thënë ndal këtij terrori, kësaj politike që po shkakton dhimbje dhe trauma tek familjet shqiptare. Kjo është dhimbje e gjithë shqiptarëve”, ka thënë Shaqiri. Ngjarjet e Kumanovës tek qytetarët e Maqedonisë kanë shtuar pasigurinë, që ishte prezentë që kur nisi kriza politike, nga e cila duket se vendi nuk do të ketë dalje të shpejtë.
E-Diaspora
-
Dënim i përjetshëm kosovarit, për vrasjen e “dyshes” së një gruaje Një grua 23-vjeçare është therur disa herë për vdekje në mënyrë që një grua me pamje...
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri
-
Riola e Hira, dy yjet shqiptare të pianos nga Italia
-
Astrit Krasniqi diplomon me nderime nga Akademia Policore e Nju-Jorkut
-
“Me zemër për Diasporën”, panairi i grave në Prishtinë sjell ngjyrat e traditës dhe fuqizimin ekonomik
Jeta në Austri
-
Esat Bytyqi në mesin e arkitektëve më të mirë në Austri Arkitekti shqiptar Esat Bytyqi me banim në Vjenë, është vlerësuar për dy projektet e tij, të...
-
Hendeku gjinor i pensioneve në Austri zvogëlohet pak
-
Planet për të kufizuar çmimet e ushqimeve në Austri përballen me dyshime të mëdha
-
Fiona Kabashi diplomon në Universitetin Mjekësor të Vjenës
-
Probleme me pensione invaliditeti në Austri