Lajme
Konfiskohen rreth 50 kilogram drogë
Policia e Kosovës në dy aksione të ndara i ka konfiskuar rreth 50 kilogramë drogë. Në pranga janë venë shtatë qytetarë
Policia e Kosovës në dy operacione të ndara, në rajonin e Pejës dhe të Prizrenit, kanë arrestuar shtatë persona dhe kanë konfiskohen rreth 50 kilogramë drogë. Rreth 34 kilogramë i përkasin llojit heroinë, ndërsa mbi 15 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë.
Pas një pune hetimore disamujore, Drejtoria për Hetimin e Trafikimit me Narkotikë ka realizuar një operacion policor të koduar “Tentativa” në rajonin e Pejës, me ç’rast janë realizuar gjashtë bastisje, ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprat penale, dhe ka konfiskuar rreth 34 kilogramë heroinë dhe 10 kilogramë marihuanë”, raporton Policia.
Gjatë këtij operacioni policor janë arrestuar të dyshuarit, F. Q. i lindur më 1982 në Pejë, XH. H. i lindur më 1980 në Klinë. Përveç drogës, të dyarëve iu janë konfiskuar edhe dy armë ilegale, një kallashnikov AK47 dhe një revole TT me disa fishekë. Të arrestuarve iu është dhënë masa e ndalimit prej 48 orë.
Po ashtu Policia njoftoi se edhe në Prizren është zhvilluar një operacion i koduar “Rrjeta”, me ç’rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar për blerje, posedim, shitje-shpërndarje e paautorizuar e lëndëve narkotike, në këtë aksion janë konfiskuar 5. 2 kilogram marihuanë.
Të arrestuarit sipas Policisë janë: A. K. i lindur me 1973 mashkull shqiptar kosovar; A. P. i lindur me 1971 mashkull shtetas i Shqipërisë; I. B. i lindur me 1986 mashkull shqiptar kosovar; F. I. i lindur me 1986 mashkull shqiptar kosovar; B.V. i lindur me 1959 mashkull shqiptar shtetas i Serbisë; Sh. B. i lindur me 1961 mashkull shqiptar kosovar;
“Në kuadër të realizimit të objektivave që dalin nga Strategjia Kombëtare Kundër Drogave në Kosovë, Policia e Kosovës është duke përmbushur detyrat e saja, konform planit të veprimit në parandalimin dhe luftimin e trafikimit me substanca narkotike në vend”, thuhet një deklaratë të Policisë.
E-Diaspora
-
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare Nikolas Bushi, artisti nga diaspora që promovon ventrilokizmin... -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë











