Kosova
Konfirmohet vizita e kryediplomatit grek në Kosovë, a po shkon Greqia drejt njohjes?
Ministri grek do të pritet në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla
Ministri i Jashtëm i Greqisë, Nikos Dendias, do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Kosovë, të premte me 4 qershor, ku do të takohet më liderët shtetëror.
Demokracia.com ka arritur të sigurojë agjendën e vizitës së ministrit grek, i cili do të qëndrojë në vendin tonë, pas raportimeve se shteti i tij është duke e shqyrtuar njohjen për Kosovën, përcjell Albinfo.ch.
Ministri grek do të pritet në Aeroportin e Prishtinës nga ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla.
Më pas, në ora 10:40, Dendias do të zhvillojë një takim 40 minutësh me homologen e tij, Donika Gërvalla.
Ndërsa një ora 11:20 do të mbajnë një konferencë të përbashkët për media.
Në ora 11:45 diplomati grek do të pritet në takim nga presidentja, Vjosa Osmani, ndërsa në ora 12:20 do të takohet edhe me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca.
Në fund, ministri grek do ta takojë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, takimi pritet të nis në ora 12:50.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












