Lajme
Konfirmohet: Një ushtar austriak i KFOR-it në Kosovë me Covid -19
“Në kontingjentin austriak, është një person i sëmurë”, ka thënë Bauer. Ai do të sillet nga Kosova në Austri të martën ose të mërkurën.
Një ushtar i kontingjentit paqeruajtës austriak në kuadër të trupave të KFOR-it në Kosovë ka rezultuar pozitivisht me Covid 19. Për këtë rast ka njoftuar zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer të dielën, shkruan “Krone Zeitung”, përcjell “Albinfo Austria”. “Në kontingjentin austriak, është një person i sëmurë”, ka thënë Bauer. Ai do të sillet nga Kosova në Austri të martën ose të mërkurën.
Zëdhënësi Bauer ka konfirmuar këtë rast, pasi KFOR-i dje përmes një kumtese njoftoi për vdekjen e dy punonjësve civilë dhe infeksionin e disa ushtarëve të KFOR-it.
“Dërgimi i ushtarit në shtëpi është një “masë paraprake” sepse kujdesi mjekësor është më i mirë në Austri se sa në Kosovë”, ka thënë Bauer.
Kontingjenti austriak i KFOR-it në Kosovë është i përbërë prej 300 ushtarëve. Zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes, Michael Bauer ka mohuar të tregojë nëse të gjithë ushtarët austriakë janë testuar për koronavirusin, transmeton “Albinfo Austria”.
Ai ka thënë se e rëndësishme është se kushdo që ka pasur kontakt me të infektuarit janë të vendosur në karantinë.
Në anën tjetër, sipas mediave në Kosovë, njëri prej civilëve që vdiq u tha se ishte një 70-vjeçar nga Kosova. Ai ishte i punësuar në një kamp të ushtrisë amerikane në lindje të vendit.
E-Diaspora
-
Skoci
Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për fermë kanabisi në Skoci Shqiptari dënohet me 18 muaj burg për kultivim kanabisi në Mbretërinë e Bashkuar... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Itali
11-vjeçarja shqiptare Serena Marku shkëlqen në “The Voice Kids of Italy” -
Kush preket nga pezullimi i vizave të emigrimit për në SHBA? -
“Jam shqiptare”, këngëtarja e famshme turke Simge Sağın zbulon origjinën nga Peja
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja












