Kultura
Konferencë shkencore mbi shqipen dhe zhvillimin e saj
"Gjuha shqipe, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja" ka qenë motoja me të cilën u zhvillua në Jena një konferencë shkencore, organizuar nga Shoqata e Miqësisë gjermano-shqiptare (DAFG)
“Gjuha shqipe, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja” ka qenë motoja me të cilën u zhvillua në Jena një konferencë shkencore, organizuar nga Shoqata e Miqësisë gjermano-shqiptare (DAFG). Konferenca zhvilloi punimet e saj më 10-11 nëntor në ambientet e Universitetit Friedrich-Schiller, në Jena.
Koncepti i menduar mirë nga organizatorët dhe cilësia e kumtesave mundësuan që harku kohor midis epokave të hidhej me sukses edhe brenda kohës së shkurtër në dispozicion për natyrën e temave, shkruan deutsche welle. Ishte një zgjedhje jo rastësore që për të kaluarën e shqipes referuan në konferencë dy figura me të cilat identifikohet albanologjia dhe historiografia gjermane për Shqipërinë: Prof. Wilfried Fiedler dhe Dr. Michael Schmidt-Neke.
Studimet dhe analizat e tyre për shqipen dhe shqiptarët janë prej dekadash e deri sot pika të sigurta reference, si për profesionistë ashtu edhe për kureshtarë që duan të mësojnë në Gjermani dhe jashtë saj më shumë për botën shqiptare.
Zhvillimin e vrullshëm të shqipes në dekadat e fundit dhe perspektivat e mundshme të zhvillimit të saj, organizatorët kishin zgjedhur t’i trajtonin duke ftuar të referojnë nga njëra anë një mësues dhe një përkthyes dhe nga ana tjetër dy shkencëtarë të rinj: mësuesin e shqipes në Gjermani, Muhamet Idrizi dhe përkthyesin Vëllaznim Haziri si dhe gjuhëtarët e rinj: Dr. Henry Ludwig dhe Dr. Lumnije Jusufin.
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim














