Lajme
Konferencë për rolin e mërgatës në shtetformim
Në vendin ku 134 vjet më parë u mbajt Lidhja Shqiptare e Prizrenit, sot mbahet një Konferencë Shkencore Ndërkombëtare me temë “Roli i Mërgatës në Shetformim” që organizohet nga Ministria e Diasporës e Republikës së Kosovës.
Kjo konferencë mbahet në oborrin e Kompleksit “Lidhja e Prizrenit”, në Prizren, ndërsa do të flasin ministri i Diasporës,.Ibrahim Makolli, kryetari i Parlamentit, Jakup Krasniqi, ministri i Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve i Republikës së Shqipërisë, Aldo Bumçi dhe pjesëmarrës të tjerë.
“Konferenca Shkencore Ndërkombëtare “Roli i Mërgatës në Shtetformim” mbahet në kuadër të manifestimeve për 100-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, që përkon edhe me 134-vjetorin e Lidhjes së Prizrenit, si dhe 4-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës”, thuhet në një njoftim të Ministrisë së Diaspores.
Kjo konferencë ndërkaq do t’i vazhdojë punimet deri më 13 qershor në Hotelin “OK” në Prizren, ku akademikë shqiptarë, historianë, studiues dhe personalitete të njohura ndërkombëtare, njohës të mirë të çështjes shqiptare, do të lexojnë kumtesat e tyre dhe do të diskutojnë përkitazi me temën, të cilat pastaj do të botohen.
Sipas njoftimit të MD-së, në kuadër të punimeve katër ditore do të ketë edhe aktivitetet tjera, promovime librash të autorëve të njohur si, Jusuf Buxhovi, Kristo Frashri, Kadri Halimi dhe ekspozitë fotografish.
Ndryshe, sikur sot, 134 vjet më parë, në Prizren u mblodhën të gjithë prijësit shqiptarë të udhëhequr politikisht nga Abdyl Frashëri të cilët kërkuan nga Konferenca e Berlinit që u mbajt tri ditë më vonë, autonomi të Shqipërisë nën perandorinë osmane. Kjo kërkesë erdhi pas Paqes së Shën Stefanit, por nuk u miratua nga Konferenca, ndërsa si kundërpërgjigje, shqiptarët nën projektin e dalë nga Lidhja.., filloi lufta që u shua me shumë gjak.
E-Diaspora
-
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se struktura e partisë në diasporë është... -
Ekspozita personale “Gjurmët në Medalion” e Valbona Gashit hapet në Konsullatën e Kosovës në Gjenevë -
Krasniqi: Mijëra fletëvotime nga diaspora rrezikojnë të mos arrijnë në kohë në Kosovë -
Mbahen takimet poetike të Nëntorit në Lucern -
Seminar i KKAD me temën “Sfidat e gjuhës shqipe në diasporë”
Jeta në Austri
-
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë Piloti austriak bën ulje emergjente në autostradën A2 në Karinthia pranë kufirit italian; nuk ka të... -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje -
Me 23 nëntor mbahet në Vjenë “Turneu i Pavarësisë” -
Koncert festiv për ditën e Pavarësisë së Shqipërisë në Baden të Austrisë -
Vjenë
Orë letrare në Vjenë në shënim të Ditës së Flamurit









