Kosova
Konferenca në Gjenevë: Të zhdukurit në Kosovë: 20 vjet më vonë, ku jemi?
Në Gjenevë ka filluar konferenca për të zhdukurit, e cila organizohet në 70-vjetorin e Deklaratës për të Drejtat Themelore të Njeriut

Pothuajse 20 vjet pas luftës në Kosovë dhe 10 vjet pas shpalljes së pavarësisë, familjet ende kërkojnë shpjegime për zhdukjen e të dashurve të tyre. Gjithsej 6,057 njerëz janë shpallur të zhdukur nga KNKK në lidhje me konfliktin që shpërtheu në Kosovë dhe pasojat e tij në vitet 1998-1999. Përderisa procesi i hulumtimit dha rezultate dhe kjo ua lehtësoi vuajtjet familjeve të 4,407 personave, deri më tani nuk është pranuar ndonjë përgjigje për rreth 1,650 persona të zhdukur. Nga këta persona të pagjetur, shumica janë shqiptarë, midis tyre ka edhe një pakicë të serbëve, shkruan albinfo.ch.
Në këtë konferencë në Gjenevë po marrin pjesë Jahja Lluka, drejtor i arkivave për personat e zhdukur dhe këshilltar i Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Ibrahim Makolli, shef i delegacionit të Republikës së Kosovës për dialog me serbët lidhur me të zhdukurit dhe Kushtrim Gara, shef i Komisionit qeveritar për personat e zhdukur dhe Drejtori i Institutit të Mjekësisë Ligjore, Arsim Gërxhaliu. Albinfo.ch do të sjell një kronikë më të zgjeruar nga kjo konferencë në Gjenevë.
E-Diaspora
-
PD Dr. Përparim Limani emërohet shef i Klinikës së Kirurgjisë së Përgjithshme dhe Viscerale në Kantonsspital Aarau Një tjetër emër shqiptar ngjitet në majat e institucioneve zvicerane. Docent PD Dr. med. Dr. sc....
-
Valë e re azilkërkuesish shqiptarë drejt Britanisë, ‘braktisin’ Francën dhe Gjermaninë
-
Në Gjermani hapet edhe një klasë e re për mësimin e gjuhës shqipe në Eggenfelden
-
Gjithçka gati për “Alba Festival”, a jeni gati edhe ju?
-
Itali: Futbollisti shqiptar vdes aksidentalisht
Jeta në Austri
-
Pse Vjena nuk është më qyteti më i mirë për të jetuar në botë? Vjena pas tre vjetësh bie nga froni...
-
Austria vs Evropa: Çka mund të blini me 1€
-
Austria prezanton pensionin e pjesshëm
-
Austria forcon ligjet për armët dhe sigurinë në shkolla pas tragjedisë në Graz
-
Der Standard: “Në Kosovë tani po mbretëron kokëfortësia”