Opinione
Konciziteti dhe qartësia e Vjosa Osmanit dhe maturia e Albin Kurtit
Vjosa ishte koncize dhe e qartë në përgjigjet e saj. Albini tregoi maturi më të madhe se çdo herë tjetër. Ishte i përmbajtur në klasifikimin e rivalëve të tij...

Në emisionin «Debat Plus» të TV Dukagjinit, më 12 shkurt pyetjeve të panelit intervistues iu përgjigjën Vjosa Osmani dhe Albin Kurti.
Vjosa ishte koncize dhe e qartë në përgjigjet e saj. Albini tregoi maturi më të madhe se çdo herë tjetër. Ishte i përmbajtur në klasifikimin e rivalëve të tij dhe edhe më i përmbajtur në shpalosjen e strategjisë dhe taktikave në marrëdhëniet me Serbinë dhe ndërkombëtarët përgjithësisht. I mësuar nga pësimi i fundit, kur partneri hileqar ia shfrytëzoi sinqeritetin, Albini këtë herë strategjinë e ruajti në mënyrë strategjike: atë nuk e shpalosi tash për të pasur pengesa në realizim, por atë e ruajti për t’ia parë sukseset gjatë realizimit.
Kjo sjellje e matur e Albin Kurtit e zbeh pakëz entuziazmin e masave, por kurrsesi jo deri në atë pikë sa ta ndërrojë përcaktimin për të.
Pasurim i jashtëzakonshëm i platformës së Kurtit është Vjosa Osmani. Me të si Presidente e vendit apo edhe Ministre e Punëve të Jashtme, Kosova në vitet e ardhshme po fiton një dimension të ri të rëndësishëm jo vetëm të stabilitetit qeverisës, por edhe të një vizioni të qartë të ecjes së vendit përpara.
Lista e saj sigurisht që do të pësojë edhe ndryshime dhe plotësime dhe platforma e saj do të zgjerohet dhe do të pasurohet, por përcaktimi saj pro kursit të ndërtuar bashkërisht me Albin Kurtin më 2019 ishte më se i duhur dhe më se i rëndësishëm për vendin.
Edhe nëse platforma e saj politike ideologjikisht nuk përputhet me atë të Albin Kurtit, kursi i saj i tashëm politik ishte më se i zgjuar dhe më se atdhetar. Një kurs i saj tjetër ideologjik në të ardhmen, duke ruajtur atë që është bazënisje – gatishmërinë për të qëndruar mbi ideologjinë në mbrojtje të interesave të vendit, është një pasuri për realitetin politik të Kosovës dhe të marrëdhënieve të saj me jashtë.
Edhe kreu i ri i PDK-së, me bagazhin e tij solid akademik dhe intelektual, ka arritur t’i japë një petk të ri PDK-së, të cilën, nëse arrin ta udhëheqë pa ndikimet e grupeve te interesave të PDK-së dhe derivateve të saj, duket se PDK-së nuk do t’ia ndryshojë vetëm petkun, por edhe karakterin e saj të vënë dukshëm në pyetje këto vitet e fundit.
Të shpresojmë se përgjigjet që do të marrin nga elektorati do ta transformojnë edhe partitë konservatore LDK-në dhe AAK-në. Nisma në këtë përbërje që është duket se ashtu- kështu po e shënon fundin e saj.
Tandemi i ri udhëheqës Kurti – Osmani dhe herrja politike që elektorati do t’u bëjë krerëve të LDK-së, AAK-së dhe të Nisma-s janë shpresa e një fillimi të ri të Kosovës.
Të shpresojmë se ashtu siç po bëhet realitet Vjosa Osmani sie një shpresë e Kosovës siç e pata quajtur në një shkrim timin me titullin “Shpresa e quajtur Vjosa Osmani” të botuar në Albinfo më 30.5.2015, kur ajo kandidonte për kryetare të LDK-së, edhe ky konstatim të bëhet realitet që pas datës së 14 shkurtit 2021 – Ditës së Dashurisë ndaj Kosovës!
- Nexhmedin Gerguri, 13 shkurt 2021 (Ky është opinion i autorit dhe jo domosdoshmërisht përfaqëson qëndrimin e redaksisë)
Të ngjashme
Opinione tjera
E-Diaspora
-
Shkodran Osmanaj performon në Festival d’Aix-en-Provence me Orkestrën Bayerische Rundfunk "Është një mundësi për të ndarë muzikën me një audiencë të jashtëzakonshme ndërkombëtare dhe për të...
-
Përtej gjuhëve dhe kufijve: AlbaFestival si rrëfim i brezave të rinj shqiptarë
-
Mësojmë Shqip në Diasporë
-
Taulant Xhaka nis karrierën si trajner te FC Dardania Basel në divizionin e 4-të
-
Qeveria e Kosovës nga një korriku subvencionon policat e sigurimit për mërgimtarët
Jeta në Austri
-
Subvencionet mbi 1,500 euro do të bëhen publike në Austri nga shtatori Austria po ndërmerr një hap të rëndësishëm drejt transparencës me hyrjen në fuqi të një ligji...
-
Vala e të nxehtit në Austri nxit masa emergjente
-
Austria synon të shtyjë punonjësit mbi 60 vjeç të qëndrojnë më gjatë në punë
-
Austri: Frikë nga turizmi lakuriq nga Zvicra
-
Austri: Një projekt i ri pilot synon mësimin e gjuhës gjermane fëmijëve migrantë në kopsht