Muzikë
Koncert inaugurues për Operën e Kosovës
Sonte në Prishtinë është mbajtur koncerti inaugurues i Operës së Kosovës.
Të pranishëm në këtë ngjarje janë parë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, si dhe shumë personalitete të tjera nga bota e kulturës, përcjell albinfo.ch.
Opera e Kosovës ndonëse është themeluar si institucion, akoma nuk e ka ndonjë objekt apo një lokacion, dhe për këtë përfaqësues të Ministrisë së Kulturës, kanë bërë të ditur se kjo pritet të bëhet në fillim të vitit 2022, në muajt janar dhe shkurt, kur dhe do të ndahet buxheti për Operën e Kosovës.
“Sonte mbi 170 profesionistë të muzikës, talente të dalë nga ky vend, Kosova, e që veprojnë me sukses këtu e në skena të ndryshme botërore, u bënë bashkë në koncertin inaugurues të Operës së Kosovës. Ky institucion i rëndësishëm e i sapothemeluar e nisi programin me vënien në skenë të operës “Goca e Kaçanikut ” nga kompozitori ynë i madh, Rauf Dhomi, nën dirigjimin e Edon Ramadanit. Ky është fillim i mbarë për një rrugëtim të gjatë dhe shpresëdhënës të muzikës operistike në Kosovë. Sonte shteti ynë bëri një hap të ri e të rëndësishëm në aspektin institucional kulturor, e teksa për dekada me radhë janë formuar artistë të shkëlqyer të këtij arti të cilët kanë shkëlqyer nëpër teatrot operistikë anembanë botës, tash e tutje ata do ta kenë mundësinë të shfaqen edhe në vendin e tyre”, ka shkruar ministri Çeku në rrjetet sociale.

E-Diaspora
-
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian 12-vjeçari shqiptar që po tërheq vëmendjen e AC Milan, Real Madrid dhe Barcelona ... -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit














