Lajme
Koncert i mrekullueshëm i fëmijëve shqiptarë në Slloveni për 28 Nëntor
Dita e Flamurit në Novo Mesto
U festua Dita e Flamurit në Novo Mesto të Sllovenisë me një koncert të mrekullueshëm nga fëmijët shqiptarë, shkruan albinfo.ch.

Në mesditën e datës 27 nëntor, shqiptarët e Novo Mestos festuan Ditën e Flamurit – 110- vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë. Prindër dhe fëmijë shqiptarë, të shumtë në numër, festuan së bashku ditën e shënuar kombëtare. Merrnin pjesë edhe ambasadorët e Shqipërisë dhe të Kosovës, Pëllumb Qazimi dhe Valdet Sadiku, përfaqësues të qytetit etj. Befasi për të gjithë ishte niveli i prezantimit të fëmijëve dhe të rinjve shqiptarë në këtë veprimtari. Koncerti i tyre përfshinte këngë recitime dhe valle shqiptare, të cilat u interpretuan plot hijeshi, dëshirë e motivim. Të gjithë u shfaqën si një grup profesionist, duke lënë përshtypjet më pozitive për publikun e shumtë të pranishëm.

Për këtë veprimtari ka ofruar mbështetje Bashkia e qytetit Novo Mesto, organizata kulturore sllovene JSKD dhe sidomos Bianka Bukovec, drejtuese e shoqatës për Zhvillim të Punës Vullnetare në Novo Mesto. Nuk duhet harruar roli dhe puna e palodhur dhe me përkushtim e Halime Xhemaili, mediatore kulturore, koordinatore projektesh dhe veprimtare e palodhur shqiptare,

Kjo ngjarje kulmore për komunitetin shqiptar në Novo Mesto përbën modelin më të mirë për të gjitha shoqatat dhe komunitetin shqiptar në Slloveni. Fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë treguan dashurinë dhe respektin për Flamurin Kombëtar, kulturën, gjuhën, traditat, historinë dhe identitetin shqiptar.



E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026










