Kosova
Koncert humanitar në Vjenë për fëmijët e sëmurë nga kanceri në Kosovë
Në këtë koncert humanitar, i cili mblodhi miq austriakë dhe shqiptarë, performuan: pianisti i famshëm austriak, Pierre Weber dhe sopranoja shqiptare e Teatrit të Operës dhe Baletit nga Shqipëria, Eriona Gjyzeli – Dragoieca
„Muzikë për shëndetin e fëmijëve në Kosovë“. Kështu u titullua koncerti humanitar, i cili u mbajt të dielën në mbrëmje në Vjenë. Koncerti ishte organizuar nga organizata austriake jofitimprurëse „ÖJAB“ dhe kishte për qëllim ndihmën për fëmijët e sëmurë në Kosovë.
Në këtë koncert humanitar, i cili mblodhi miq austriakë dhe shqiptarë, performuan: pianisti i famshëm austriak, Pierre Weber dhe sopranoja shqiptare e Teatrit të Operës dhe Baletit nga Shqipëria, Eriona Gjyzeli-Dragoieca. Për afro dy orë sa zgjati koncerti, të pranishmit shijuan këngët e përzgjedhura nga kompozitorët e njohur botërorë: Antonio Vivaldi, Wolfgang Amadeus Mozart, pastaj më këngë shqipe si: „ Pranvera filloj me ardh“ , „Kroi i fshatit tim“, „Lule borë“ e të tjera.
Hyrja ishte falas, ndërsa mysafirët dhuruan vullnetarisht donacione, sipas mundësive të tyre.
„Ne dëshirojmë që me anë të këtij koncerti së bashku me ndihmën austriake të mundemi të marrim hapa thelbësorë drejt kujdesit shëndetësor për fëmijët, në përputhje me standardet e Bashkimit Evropian. Për fat të keq, ka akoma sfida për zgjerim. Ne besojmë se të drejtat e njeriut për kujdesin optimal zbatohen në mënyrë të barabartë për të gjithë fëmijët e në gjithë botën“, thotë për albinfo.ch Elisabeth Campestrini, udhëheqëse e Departamentit të Bashkëpunimit për Zhvillim në „ÖJAB“ si dhe organizatore e këtij koncerti.
Pjesë organizative e koncertit ishte edhe Dr. Emir Haxhija i cili punon si mjek në kirurgjinë e fëmijëve në Qendrën Klinike Universitare në Graz dhe profesor në Universitetin e mjekësisë në këtë qytet të Austrisë. „Duke ditur nevojën për përmirësimin e gjendjes në spitalin e pediatrisë dhe veçanërisht të fëmijëve që vuajnë nga sëmundja e Leukemisë, Elisabeth Campestrini, ka organizuar këtë koncert për të mbledhur një fond i cili do të shkojë në ndihmë të atyre fëmijëve, përkatësisht shuma e mbledhur do të dorëzohet tek shoqata „Ndihmë Fëmijëve me Kancer“ në Prishtinë“, shprehet Dr. Emiri për albinfo.ch.
Dr. Emir Haxhija thotë se veprimtaria e këtij aktiviteti është që nga viti 2008 por që nga viti 2013 është duke u impementuar intensivisht. „Ky aktivitet implementohet në Qendrën Universitare në Prishtinë, në departamentin e Pediatrisë, përkatësisht në repartin për shërimin e fëmijëve të sëmurë nga kanceri“.
„Ndihmë fëmijëve me kancer“ është shoqata e parë e formuar për të ndihmuar fëmijët dhe familjet e tyre si dhe ndihmon edhe repartin e fëmijëve që janë të sëmurë nga kanceri.
Organizatorja Elisabeth Campestrini premtoi se aktivitetet e organizatës austriake për të ndihmuar fëmijët e sëmurë në Kosovë do të vazhdojnë edhe në të ardhmen.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare Helmimi me gaz në Porcari, dëshmia e fqinjit shqiptar për momentet e para... -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze -
Kosovë
Veshja tradicionale e Hasit të Prizrenit synon mbrojtjen nga UNESCO -
Amerikë
Shqiptarja hyn në histori me emërimin në administratën e lartë të SHBA-së -
Amerikë/Shqipëri
Talent shqiptar nga Amerika që po sjell ventrilokizmin në skenën shqiptare
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç















