Feja
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër shtron iftar për Ramazan
Të premten mbrëma, më 15 mars 2024, Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër (KMSHZ) ka shtruar iftar tradicional, në të cilin ishin të ftuar personalitete të shquara të jetës publike, drejtues të organizatave islame më të rëndësishme, publicistë, biznesmenë, imamë dhe drejtues të xhamive shqiptare.
Në mesin e pjesëmarrësve ishin kryetari i KMSHZ-së, Hafiz Mehas Alija, kryetari i FIDSIT, Onder Günesh, Vigan Berisha – konsulli i Republikës së Kosovës në Cyrih, koordinatori për diasporë i Bashkësisë Islame të Kosovës, Ekrem ef. Simnica.
“Kjo mbrëmje nuk është thjesht një mbledhje për ta prishur agjërimin e Ramazanit, por është një moment ku ne, pavarësisht bindjeve dhe kulturave, bëhemi dëshmitarë të forcës së tolerancës dhe harmonisë. Është një dëshmi e qartë se, në thelb, të gjithë kërkojmë paqe, dashuri dhe mirëkuptim prej njëri-tjetrit”, ka thënë Mehas Alijaj, kryetar i “Komunitetit Mysliman Shqiptar në Zvicër.
Sipas Alijajt, tradita islamo-shqiptare ka një histori të gjatë dhe të nderuar të bashkëjetesës dhe mirëkuptimit fetar.
“Ne krenohemi që kemi qenë dhe vazhdojmë të jemi një shembull i harmonisë ndërfetare, duke dëshmuar se feja mund të jetë një urë ndërmjet njerëzve, jo një ndarje. Ky frymëzim vjen drejtpërdrejt nga mësimet e Islamit, që na nxisin të kërkojmë dije, të jemi të hapur ndaj të tjerëve dhe të respektojmë diferencat që na bëjnë unikë”, thotë Imami Alijaj, duke falënderuar edhe shtetin zviceran që ka nxitur dialogun ndërfetar.
“Jemi me fat që jetojmë në një shoqëri dhe mjedis siç është Zvicra, ku ka mbështetje, motivim dhe nxitje për dialog ndërfetar, ndërkulturor dhe ndërcivilizues. Jetojmë në shtetin më të sigurt në botë, andaj dhe rrugët për një jetë më të mirë i kemi më të sigurta”, deklaroi i pari i Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër.
Edhe diplomati kosovar, Vigan Berisha, i uroi të gjithë besimtarët myslimanë shqiptarë për një agjërim të mbarë. Konsulli i Konsullatës së Kosovës në Cyrih vlerësoi sakrificën e besimtarëve në përkushtimin ndaj vlerave humane gjatë këtij muaji.
Edhe mysafirët e tjerë nga Zvicra dhe Kosova kanë përcjellë mesazhe uniteti, të tolerancës, durimit, si dhe respektit e dashurisë për njëri-tjetrin në këtë iftar të organizuar nga Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër.
Këtë radhë mikpritjen e ngrohtë vëllazërore dhe shumë dashamirëse e ofroi imami, Fejsal ef. Fetai, dhe nga kryetari i xhamisë Nur në Frauenfeld. Stafi i i xhamisë kontribuoi në këtë ngjarje të veçantë.
Të tjera nga Feja
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë















