Lajme
Komunat shqiptare prijnë me numrin e lindjeve
Komunat që kanë pasur lindshmëri më të madhe gjatë tremujorit të parë janë: Saraji, Çairia, Studeniçani, Tetova, Orizare, Gostivari, Struga dhe Dibra
Enti Shtetëror i Statistikave në Maqedoni në raportin e fundit për natalitetin, tregon se shtimi më i madh i popullsisë në këtë shtete është tek komunat me popullsi shqiptare. Ndërsa tek maqedonasit vërehet lindje e reduktuar, që tregon se shqiptarët janë në epërsi me lindje.
Komunat që kanë pasur lindshmëri më të madhe gjatë tremujorit të parë të vitit 2015 janë: Saraji, Çairia, Studeniçani, Tetova, Qendra (Shkup), Shuto Orizare, Gostivari, Struga dhe Dibra, raporton INA, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa vdekshmëria më e madhe edhe në pjesën jugore dhe juglindore të Maqedonisë, siç janë komunat: Manastir, Veles, Gjevgjeli, Prilep e Ohër.
Sipas Entit të Statistikave, gjatë këtij tremujorin ka pasur rënie të lindjeve për 4 për qind në krahasim me tremujorin e parë të vitit 2014. Ndërsa, vdekshmëria ka shënuar rritje për 2,3 për qind.
Ndryshe, sipas statistikave që ka dhënë Enti Shtetëror, lindjet nga etnia maqedonase kanë rënë nën 50 për qind, për rreth 60-të vjet. Sipas këtij Enti, më 2013-të kanë lindur 11.602 maqedonas, 7.488 shqiptarë, 1.088 turq dhe 1.226 romë. Nga këto lindje shihet se vetëm për 5 vjetët e fundit ka një rënie rreth 5 për qind e lindjeve tek maqedonasit.
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












