Kosova
Komunat me shumicë serbe në Kosovë prijnë me pjesëmarrje në zgjedhje
Komunat e banuara me shumicë serbe kanë shënuar daljen më të lartë në zgjedhjet lokale të Kosovës, që po mbahen këtë të diel.
Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00, Komuna e Zveçanit ka daljen më të lartë, përkatësisht 56.91 përqind e qytetarëve kanë votuar.
Pas Zveçanit është Mitrovica e Veriut me 55.03, pasuar nga Leposaviqi me 47.97 përqind të daljes së qytetarëve.
Pjesëmarrje të lartë ka shënuar edhe Novobërda me 46.58 përqind, Zubin Potoku me 44.53 përqind, Shtërpca me 42.43 përqind, Ranillugu 40.68 dhe Kllokoti me 37.50 përqind.
Në fund, radhiten Parteshi me 36.30 përqind dhe Graçanica me 32.47 përqind.
Në Prishtinë, deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 28 përqind, kurse komunat me daljen më të ulët janë Dragashi dhe Prizreni me nga 20 përqind.
Bazuar në të dhënat e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, deri në orën 15:00 kanë votuar rreth 26.8 përqind e votuesve në nivel vendi.
Kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka thënë se procesi zgjedhor ka shkuar në përgjithësi qetë dhe pa incidente të theksuara.
Qytetarët e Kosovës do të zgjedhin kryetarët e rinj dhe asambletë komunale në 38 komuna.
Sipas KQZ-së, numri i qytetarëve me të drejtë vote është 1 milion e 885 mijë e 448 votues.
Në këto zgjedhje, qytetarët do të mund të votojnë për kryetarin e komunës dhe një asamblist./REL
E-Diaspora
-
Kosova dhe Shqipëria në krye të kërkesave për bashkim familjar në Gjermani Pavarësisht shtrëngimit të politikave të imigracionit në Gjermani, qytetarët nga Kosova dhe Shqipëria mbeten ndër aplikuesit... -
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve
Jeta në Austri
-
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë Në Departamentin e Kirurgjisë Maksillofaciale në LUMC u krye me sukses ndërhyrja e parë “Guided Quad... -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026













