Lajme
Komuna e Suharekës kërkon investitorë në Zvicër
„Ejani, provoni Suharekën“. Në këtë mënyrë iu ka bërë thirrje investitorëve në Zvicër drejtori i Drejtorisë për diasporë në Komunën e Suharekës, Zeqir Kurtishaj, gjatë një takimi në Bernë me drejtues të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.
Ai këtë herë po e viziton Zvicrën së bashku me një delegacion të Asamblesë Komunale të Suharekës, të cilët ishin ftuar për vizitë nga Komuna e Badenit.
„Ne nuk po kërkojmë ndihmë, por investime“, ka thënë Zeqiri, duke kërkuar në këtë drejtim përkrahjen edhe të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës.
„Suhareka ka nevojë për investime. Përveç që do të ndihmoni zhvillimin ekonomik të komunës, në të njëjtën kohë do të ndihmoni në punësimin e suharekasve“, ka theksuar drejtori i zyrës së vetme komunale për diasporë në Kosovë, Zeqir Kurtishaj.
Ai ka ritheksuar përkushtimin e kryetarit të Komunës për të lehtësuar procedurat për investitorët e huaj në këtë komunë.
Mes të tjerash, Komuna e Suharekës ka vendosur që në zonën e caktuar industriale prej 168 hektarësh, parcelat ku do të zhvillohen investime t’i japë falas.
Deri tash parcela të tilla për investime kanë përfituar tre investitorë nga Zvicra.
© albinfo.ch
Drejtues të Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës kanë inkurajuar mysafirët nga Suhareka në përpjekjet e tyre për të tërhequr investime të huaja në Kosovë.
Orhan Spahiu, kryetar i Kuvendit të Shqiptarëve, ka njoftuar delegacionin e komunës së Suharekës me punën që po bën Kuvendi në drejtim të avancimit të pozitës së shqiptarëve në Zvicër.
Ai ka thënë se Kuvendi është në fazën e konsolidimit dhe po punon në përfshirjen e përfaqësimit proporcional të shqiptarëve në gjithë Zvicrën, po ashtu edhe nga të gjitha vendet e prejardhjes.
„Kuvendi po bëhet një zë i fuqishëm i shqiptarëve, si për institucionet zvicerane, ashtu edhe ato kosovare“, ka deklaruar Spahiu.
Kryesuesi i Kuvendit Komunal të Suharekës, Vesel Maliqaj, e ka cilësuar si mjaft pozitive vizitën në Komunën e Badenit, ku kishin marrë pjesë në një seancë komunale ku debatohej për buxhetin.
Parlamentarët kosovarë ishin të interesuar për funksionimin e demokracisë parlamentare dhe kishin përfituar nga përvojat parlamentare zvicerane.
© albinfo.ch
Delegacioni nga Suhareka në përbërje të këshilltarëve komunalë të të gjitha subjekteve politike ishte pritur edhe nga kryetari i Komunës së Badenit.
„Kjo vizitë ishte në funksion të shkëmbimit të përvojave dhe të thellimit të bashkëpunimit ne mes të dy komunave, pse jo më vonë edhe të binjakëzimit të tyre. Ne tashmë kemi arritur binjakëzimin e Komunës së Fellbahut të Gjermanisë me Komunën e Suharekës“, ka thënë Maliqaj.
Mysafirët nga Kosova gjatë kësaj vizite kishin falënderuar Zvicrën dhe qytetarët zviceranë për ndihmën që i ka ofruar Komunës së Suharekës KFOR-i zviceran „Swisscoy“.
Ata kishin ftuar kolegët e tyre zviceranë të Badenit për një vizitë në Suharekë.
© albinfo.ch
Delegacioni nga Suhareka ka zhvilluar gjatë ditës një takim edhe me ambasadorin e Kosovës, Naim Malaj.
Gjatë kësaj vizite disaditëshe në Zvicër, parlamentarët nga Kosova ishin takuar edhe me bashkatdhetarë, ku i kishin njoftuar për procedurat lehtësuese për investime që ofron komuna e Suharekës. Po ashtu ata i kishin informuar edhe me punën e Drejtorisë për Diasporë të Komunës së Suharekës.
Komuna e Suharekës është e vetmja në Kosovë që ka themeluar Drejtorinë e saj për mërgatën.
Nga 89 mijë banorë sa ka Suhareka, 28160 jetojnë jashtë vendit.
Afërsisht çdo i treti qytetar i komunës së Suharekës jeton jashtë vendit, kryesisht në Zvicër, Gjermani, Itali etj.
© albinfo.ch© albinfo.ch© albinfo.ch
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik












