Kosova
Komuna e Gjilanit nderon jetën dhe veprën e dr. Shqiponja Isufit
Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, teksa ka folur në superlativ për veprën e Shqiponjës, ka thënë se humbja në këtë rast i tejkalon përmasat e familjes
Në Gjilan është mbajtur të mërkurën mbledhje komemorative kushtuar jetës dhe veprës së dr. Shqiponja Isufit, e cila ndërroi jetë ditë më parë në Zvicër. Mbledhja është organizuar nën përkujdesjen e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Alban Hyseni, në të cilën pos familjes, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të institucioneve lokale e qendrore dhe qytetarë të shumtë.

Kreu i Gjilanit, Alban Hyseni, teksa ka folur në superlativ për veprën e Shqiponjës, ka thënë se humbja në këtë rast i tejkalon përmasat e familjes.
“Shqiponja, me angazhimin dhe përkushtimin e saj, ishte edhe ambasadore e Komunës dhe e vendit tonë, duke e promovuar në mënyrën më të mirë të mundshme modelin e qytetares së Republikës së Kosovës në shtetin e Zvicrës”, ka thënë kryetari Hyseni, duke shtuar se do ta kujtojnë përgjithmonë për gjurmët që la në kujtesën tonë kolektive si doktoresha e parë e shkencave në diasporën e gjerë shqiptare, edhe pse në moshë shumë të re, thuhet në një komunikatë të Komunës së Gjilanit

Në emër të Qeverisë së Republikës së Kosovës ka folur zëvendësministri i Mbrojtjes, Shemsi Syla, i cili tha se lajmi për ndarjen tragjike të Shiponjës ka tronditur të gjithë.
“Shqiponja për kaq jetë në karrierën e saj të shkëlqyeshme akademike e profesionale, na bëri nder jo vetëm neve, familjes, farefisit e Gjilanit, por gjithë kombit në nivelet më të larta të shtetit zviceran dhe jo vetëm”, ka thënë zëvendësministri Syla.
Në emër të studentëve të të ndjerës ka folur Sedat Adili, i cili tha se Shqiponja ishte sinonim i guximit, e sjellshme, e edukuar, luftarake dhe e dashur për të gjithë.
“Shqiponja ishte modeli më i mirë i një gruaje për familjen dhe shoqërinë”, tha ai.

Në emër të familjes Isufi ka folur babai i të ndjerës, veprimtari i çështjes kombëtare, Qamil Isufi, i cili ka falënderuar të gjithë për nderimet e fundit ndaj më të dashurës së tyre.
“Me tërë qenien time, unë jam përkujdesur që fëmijët e mi të edukohen e të lënë gjurmë të mira. Unë jam krenar që Shqiponja ka dhënë maksimumin nga një fëmijë që ka ardhur në moshë jo edhe të vogël në Zvicër, ka tejkaluar të gjithë kufijtë. Ne si prindër, do ta kemi këtë plagë në shpirt gjithë jetën”, ka thënë veprimtari i çështjes kombëtare, Qamil Isufi.
Pas mbledhjes komemorative, kryetari Hyseni me bashkëpunëtorët kanë bërë homazhe pranë arkivolit të Shqiponja Isufit.
Fotografi :







Video nga mbledhja komemorative
E-Diaspora
-
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi Ambasada e Shqipërisë prezanton traditat kulinarie në Muajin e Frankofonisë... -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












