Muzikë
Sukseset e kompozitorit, këngëtarit dhe producentit shqiptar Edon Molla nga Nju-Jorku
Rrugëtimi në muzikë i të riut nga Kosova, Edon Molla, në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Artisti shqiptar, Edon Molla, jeton dhe ushtron veprimtarinë e tij në Nju-Jork të SHBA-së.
Të qenët artist, nuk është fare e lehtë, para së gjithash kur tregu ka një konkurrencë të fortë. Duhet vërtet energji, optimizëm dhe shumë vetëbesim për të arritur aty ku do. Dhe, në fakt, këto janë disa prej cilësive kryesore të Edonit.
Ai është kompozitori, këngëtari dhe producenti shqiptar Edon Molla, jeton në Nju-Jork të Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndonëse është larguar nga vendlindja që kur ishte fëmijë, ai nuk harron të përmendë faktin se krenaria më e madhe është prejardhja e tij, transmeton albinfo.ch.
Ai kishte ëndërra të mëdha në basketboll dhe marketing, për çka edhe mbaroi studimet, por Edoni njihet dhe për suksesin e tij në muzikë.
Ai vite më parë ishte pjesë e nominimeve Oscar në filmin “Mmmmm (Sound of Pain)”, për të cilën ai ka realizuar kompozimin muzikor.
Jubair Muhammed, producenti i muzikës së filmit, ishte ai i cili kishte dëgjuar albumin e tij ‘For Merita’, ku dhe ishte lidhur aq fort me tekstin dhe mesazhin e këngës dhe më pas i kishin kërkuar Edonit që të krijonte kolonën zanore për filmin e tyre. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit












