Lajme
Kompanitë zvicerane të sigurimeve shëndetësore refuzojnë të paguajnë për trajtime të caktuara
Sipas një raporti nga transmetuesi publik SRF, disa operatorë sigurimesh në mënyrë të përsëritur refuzojnë të miratojnë kostot për kujdesin mjekësor ose testet laboratorike, ndonjëherë duke mos ofruar asnjë justifikim për mohimin, transmeton albinfo.ch.
Duke qenë se sigurimi shëndetësor është i detyrueshëm në Zvicër, duhet të paguhen shpenzimet për trajtimin dhe mjekimet e urdhëruara nga mjekët.
Një mjek, onkologu Marco Siano, tha për SRF se ai e ka parë këtë në praktikën e tij.
“Kam përjetuar herë pas here që kërkesa pothuajse identike për kosto vlerësohen krejtësisht ndryshe nga siguruesit e ndryshëm shëndetësorë. Kjo më tregon se sistemi nuk po funksionon”, tha ai.
Një zëdhënës i Zyrës Federale të Shëndetit Publik (BAG), e cila mbikëqyr kompanitë e sigurimeve, tha se është në dijeni të këtyre refuzimeve.
Ajo dëshiron të shqyrtojë kriterin për “trajtim të barabartë të të siguruarve”, si pjesë e auditimeve vjetore të kompanive të sigurimeve shëndetësore. /Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles Fillon angazhimi akademik i Marigonës në kuadër të programit Fulbright... -
Eksodi i bardhë: Mjekët po i kthejnë shpinën Kosovës -
Gjermani: Policia gjen mbi dy kilogramë kokainë në makinën e shqiptarit -
Oficeri i FSK-së diplomon në SHBA në fushën e Inxhinierisë Ushtarake -
“Parabolat e jetës dhe artit”, një pasqyrë reale e krijimtarisë së Mal Myrtajt
Jeta në Austri
-
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë Studimi i EY: 90% e familjeve austriake përpiqen të kursejnë energji, 17% nuk mund t'i paguajnë... -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025 -
Vjenë: 200 ankesa të paraqitura kundër supermarketeve për zbritje mashtruese











