Kosova
Kompanitë nga Kosova promovojnë produktet në Gjermani
Kompanitë nga Kosova të industrisë së drurit nga data 04 qershor janë duke promovuar produktet e tyre në panairin “IMM – Spring Edition” që po mbahet në Koln të Gjermanisë, përcjell albinfo.ch.
ELNOR, MERCOM, TIKI DESIGN, PROMBI, TREVENTI DHE HBAH HOTI, po i ekspozojnë produktet e tyre, si: tavolina, karrige, dyer, dritare, kuzhina, dhoma gjumi, divane dhe produkte të tjera nga druri në këtë panair, i cili këtë vit në fokus ka inovacionin dhe kreativitetin në industrinë e drurit.
“Pjesëmarrja e kompanive kosovare në këtë panair është organizuar nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT), përkatësisht Agjencia për Investime dhe Përkrahjen e Ndërmarrjeve në Kosovë (KIESA), në bashkëpunim me Shoqatën e Përpunuesve të Drurit të Kosovës (SHPDK), në mbështetje të Caritas dhe USAID Kosovo Compete Activity dhe jep një mundësi e mirë për kompanitë tona që të zhvillojnë kontakte me kompanitë pjesëmarrëse dhe me blerës potencialë me synim të krijimit të bashkëpunimit dhe rritjes eksportit”, thuhet në njoftim.
Mes tjerash, më 05.06.2023, në kuadër të këtij panairi organizohet aktiviteti “KOSOVA DAY”, që ka për qëllim promovimin e kompanive tona pjesëmarrëse në panair dhe të mbledhë blerës të huaj.
“Më 06.06.2023 do të zhvillohen takimet B2B në mes bizneseve vendore, bizneseve të huaja dhe atyre nga diaspora. Ngjarja është bashkëorganizuar nga institucionet dhe organizatat pjesëmarrëse. Sektori i përpunimit të drurit në Kosovë është konkurrues si dhe kontribuon me rreth 21% në totalin e eksporteve. Destinacionet kryesore të eksportit janë: Gjermania, Austria, Zvicra dhe vendet e Ballkanit Perëndimor”, thuhet tutje, përcjell albinfo.ch.
Shtandi i Republikës së Kosovës në këtë panair gjendet në Hall 05.2 Stand Nr. B-001g A-002g. Panairi “IMM – Spring Edition” është i hapur deri më 07 qershor 2023.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës Dan Morina vjen me një “Comedy Show” të radhës, ndërsa publiku në Zvicër pritet të argëtohet... -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi
Jeta në Austri
-
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç Austria do të ndalojë përdorimin e mediave sociale nga fëmijët nën 14 vjeç, sipas një marrëveshjeje... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja












