Zhvillim
Kompanitë kosovare prezantohen në Berlin
Në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar që do të mbahet më 27 nëntor në Berlin të Gjermanisë, rreth 40 kompani kosovare do t’i prezantojnë produktet e tyre
Më shumë se 40 kompani kosovare do të prezantojnë produktet dhe shërbimet e tyre në Forumin Ekonomik Gjermano-Kosovar që do të mbahet më 27 nëntor në Berlin të Gjermanisë. Ky forum është rast i shkëlqyeshëm dhe mundësi e mirë e avancimit të bashkëpunimit ekonomik në relacion Gjermani – Kosovë.
Forumi ka informuar më shumë se 4.500 ndërmarrje të ndryshme në Gjermani për këtë takim dhe njëkohësisht janë të ndara edhe 15 stende që kompanitë nga Kosova të ekspozojnë produktet e veta, raporton Klive.
Siç bënë të ditur Oda Ekonomike e Kosovës (OEK), pjesëmarrjen deri më tash e kanë konfirmuar 40 ndërmarrje nga Kosova, ndërsa gjatë kësaj periudhe, do të jetë edhe një rast i mirë që në takimet B2B ndërmarrësit nga Kosova dhe Gjermania të bisedojnë konkretisht për mundësitë e bashkëpunimit.
Kryetari i OEK-ut, Safet Gërxhaliu, ka thënë se Kosova në rrugëtimin e vet drejt familjes evropiane duhet të jetë e fokusuar që krahas integrimit politik të arrijë edhe integrim ekonomik. Në këtë drejtim, sipas tij, duhet punuar sa më shumë që është e mundur në internacionalizim të ndërmarrësisë.
Ai e sheh këtë forum si rast për promovimin e vlerave të reja të Kosovës në Gjermani dhe mundësi që të avancohet partneriteti me kompanitë gjermane, në mënyrë të drejtpërdrejtë, për të shikuar mundësi të krijimit të konsorciumeve kosovaro-gjermane, për hyrje të përbashkët në tregjet e treta.
Në këtë sferë rolin më zëmadhe e luajnë shqiptarët e diasporës, të cilët konsiderohen si urë lidhëse ndërmjet dy popujve dhe dy vendeve.
“Kjo nënkupton që kompanitë tona duhet të jenë të certifikuara, të licencuara dhe t’i përmbushin të gjitha kriteret e parapara për një konkurrencë të barabartë, jo vetëm në tregun e brendshëm, por që të jenë konkurrent dhe aktiv edhe në tregjet ndërkombëtare”, ka thënë Gërxhaliu.
E-Diaspora
-
Mbi 18 mijë votues nga Zvicra për zgjedhjet në Kosovë Mërgata kosovare në Zvicër po dëshmon edhe këtë herë interes të lartë për procesin zgjedhor në... -
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste











