Lajme
Kompanitë e para në Zvicër nisin me javën katërditore të punës
Punonjësve duket se u pëlqen kjo dhe klientët nuk kanë asnjë problem me faktin që e premtja në kompanitë në fjalë është ditë pushimi
Në disa kompani të vogla në Zvicër, njerëzit punojnë vetëm katër në vend të pesë ditëve në javë, me paga të plota. Kjo praktikë njihet dhe praktikohet tashmë gjerësisht në shumë kompani gjetiu, nëpër botë.
Punonjësve duket se u pëlqen kjo dhe klientët nuk kanë asnjë problem me faktin që e premtja në kompanitë në fjalë është ditë pushimi, trasnmeton albinfo.ch. Kështu thotë Andreas Ott, pronar i një zyre grafike në kantonin e Aargau.
Me modelin katërditor shitjet janë ulur në një masë, por jo me 20 për qind, (sa është ulur orari i punës) sqaron ai për gazetën “SonntagsZeitung”.
Megjithatë, për kompanitë e mëdha, kalimi nga pesë në katër ditë pune është më kompleks, thotë Gudela Grote, profesore e Psikologjisë Industriale dhe Organizative në Universitetin ETH të Cyrihut.
Në garën për punëtorët më të mirë, një rregullim i tillë mund të sjellë avantazhe, por përqendrimi mund të sjellë edhe më shumë stres dhe punë jashtë orarit.
Sindikatat e mirëpresin javën e shkurtuar të punës, shoqata e punëdhënësve ka dyshime, por kërkon të monitorojë zhvillimet, thotë një zëdhënëse e Federatës Zvicerane të Punëdhënësve.
Po ashtu punëdhënësit e kompanive të mëdha kanë dilema nëse punën katërditore do t`ua mundësonin vetëm “stafit kreativ” apo të gjithë të punësuarve.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













