Autotech
Microsoft do të mbyllë të gjitha dyqanet fizike
Microsoft është duke dalë nga biznesi i saj i shitjes me pakicë.
Kompania njoftoi të premten se do të mbyllë të gjitha 83 dyqanet e saj fizike dhe do të kalojë vetëm në shitje që bëhen në internet.
Do ta mbajë vetëm pikat e saj në Londër, Nju Jork, Sidnei, dhe atë në Redmond, Uashington, por këto hapësira do të rikrijohen si “qendra për eksperiencë të produkteve të Microsoft”, deklaroi kompania.
Në këto dyqane kompania do të shfaqë teknologjinë e Microsoft, të tilla si Surface PC, Xbox, “Minecraft”, Windows dhe Office, por ato nuk do të shesin asgjë.
Gjiganti amerikan i teknologjisë hapi një mori dyqanesh në zona me profil të lartë, të tilla si ajo në Manhattan Fifth Ave.
Por, gjatë pandemisë, shumë nga dyqanet e saj kanë mbetur të mbyllura, dhe Microsoft po braktis idenë e dyqaneve fizike tashmë.
Microsoft, natyrisht, është një nga pionierët e softuerit modern dhe do të vazhdojë të shesë produktet e saj në internet: Microsoft arrin në 1.2 miliardë njerëz çdo muaj me dyqanet e saj në internet në Microsoft.com, Xbox dhe Windows, me shifra të kombinuara, përcjell Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë












