Lajme
Kompania Meta do të shkurtojë 10 mijë vende pune

Meta, kompania ombrellë që zotëron rrjetin social Facebook, do të shkurtojë 10, 000 vende pune, thuajse njësoj sa vitin e shkuar, kur nisi për herë të parë largimin e punonjësve. Njoftimi vjen në një kohë kur pasiguritë mbi ekonominë globale po godasin rëndë sektorin e teknologjisë.
Kompania njoftoi në nëntor shkurtimin e 11, 000 vendeve të punës, që përbënin rreth 13 % të personelit, asokohe.
Përveç shkurtimeve, kompania Meta njoftoi të martën se nuk do të plotësoje 5,000 pozicione të hapura pune. “Do të jetë e vështirë, por nuk ka rrugë tjetër”, tha drejtori ekzekutiv i kompanisë”, Mark Zuckerberg.
Kompania Meta dhe kompani të tjera të teknologjisë kishin rritur ndjeshëm punësimet për një periudhë së paku 2-vjeçare, por në muajt e fundit kanë filluar të largojnë nga puna punonjësit e tyre.
Edhe pse niveli i punësimit në Shtetet e Bashkuara vijon të jetë i lartë, shkurtimet kanë goditur rëndë disa sektorë.
Në fillim të muajit shkurt, Meta regjistroi rënie të fitimeve. Të martën, kompania tha se do të ulë punësimet dhe në fund të prillit do të bëjë shkurtime tek personeli i teknologjisë, ndërsa në maj tek ai i biznesit.
Mark Zuckerberg ka investuar dhjetëra miliona dollarë për ndërtimin e hapësirës virtuale tredimensionale, Metaverse dhe ndryshoi emrin e kompanisë nga Facebook në Meta, duke sinjalizuar se Facebook-u do të kishte një fokus të ri. (Metaverse mendohet se do të jetë zhvendosja e madhe dixhitale e së ardhmes – një hapësirë tredimensionale, ku njerëzit do të bëjnë pazar, do të luajnë dhe do të shkojnë në koncerte).
“Siç e kam përmendur edhe më parë, që ky të jetë një vit i efektshëm, do duhet të shkurtojmë vende pune, kjo do të na ndihmojë të ndërtojmë një kompani lineare dhe teknike, por edhe të përmirësojmë ecurinë e biznesit për të përmbushur vizionin tonë afatgjatë”, tha Mark Zuckerberg,
Edhe në shtete të tjera amerikane, kompanitë të ndryshme të të teknologjisë po shkurtojë shpenzimet.
Këtë muaj, kompania Amazon, me seli në Siatëll, ndërpreu përkohësisht punën për ndërtimin e selisë së saj të dytë në Virxhinia, pas numrit më të lartë të pushimeve nga puna në historinë e kompanisë dhe ndryshimit të qasjes mbi punën nga shtëpia të personelit të saj./VOA
E-Diaspora
-
Ekspozita “Gjergji në Art”, nderim artistik për 620-vjetorin e lindjes së Skënderbeut Ngjarja do të prezantojë një përzgjedhje të pasur veprash nga artistë shqiptarë të frymëzuara nga...
-
Rrënjët që nuk thahen: Familja Limoni, muze i shpirtit shqiptar
-
Presidentja e Kosovës ftohet nga Presidentja e Zvicrës për vizitë shtetërore në Zvicër
-
Liridoni sjell në Zvicër shijen e bukës dhe ëmbëlsirave shqiptare
-
Lorena Kengji: Arti si një mënyrë për të qëndruar e lidhur me veten
Jeta në Austri
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri Nga pazaret e tregut te programet e besnikërisë së supermarketeve, ka shumë mënyra për t’i bërë...
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri
-
Austriakët arritën rekord prej 27.5 milionë udhëtime pushimesh
-
Domethënia e zgjedhjeve të Vjenës për të huajt, sezoni i alergjive dhe ngjarjet kryesore të javës në Austri