Lajme
Kompania Merck kërkon miratimin e ilaçit kundër COVID 19

Kompania farmaceutike Merck i kërkoi sot agjencisë rregullatore amerikane të autorizojë ilaçin e saj për trajtimin e COVID-19, që do të shtojë kështu një armë krejtësisht të re në arsenalin botëror kundër pandemisë.
Nëse miratohet nga Administrata e Ushqimit dhe Barnave (FDA), një vendim që mund të merret brenda disa javëve, ky do të bëhej ilaçi i parë në formë pilule që mund ta luftojë sëmundjen. Të gjitha trajtimet e tjera të mbështetura nga FDA-ja kundër COVID-19 administrohen në rrugë intravenoze.
Një pilulë antivirale që njerëzit do të mund ta marrin në shtëpi për të zvogëluar simptomat dhe për të përshpejtuar rikuperimin mund të jetë një arritje shumë e rëndësishme, që do të lehtësonte ngarkesën në spitalet amerikane dhe do të ndihmonte për frenimin e infektimeve në vendet më të varfra që kanë një sistem të dobët të kujdesit shëndetësor. Do të inkurajohej gjithashtu përqasja në dy fronte përkundër pandemisë: trajtimi nëpërmjet ilaçeve dhe parandalimi kryesisht nëpërmjet vaksinimit.
FDA-ja do të shqyrtojë të dhënat e kompanisë për sigurinë dhe efektshmërinë e ilaçit, të quajtur molnupiravir, përpara se të marrë një vendim.
Kompania Merck dhe kompania partnere Ridgeback Biotherapeutic thanë se i kanë kërkuar agjencisë FDA të japë autorizimin për përdorimin në kushte emergjence për personat në moshë madhore të sëmurë lehtë ose në nivel të moderuar nga COVID-19, të cilët rrezikohen të sëmuren rëndë ose të shtrohen në spital. Këto janë pak a shumë kushtet në të cilat përdoren aktualisht ilaçet intravenoze./VOA
E-Diaspora
-
Në pushime me fëmijën, në kohë shkolle: Kjo mund t`i kushtojë 1000 euro kosovares Ligji për Arsimin, në Bavari, thotë: “Kushdo që nuk siguron që të miturit në moshën e...
-
TECH FORUM 2025, Cyrih: Kosova dhe shqiptarët, një “superfuqi” e TI-së
-
Katër shqiptarë akuzohen për mashtrim kibernetik, dëmi: Mbi një miliard euro
-
Dr. Kaltrina Zahiti: Për një trajtim më të përgjegjshëm të syve
-
Gjermani: Arrestohet mërgimtari në trenin Euro-City, kishte dokumente false
Jeta në Austri
-
Tradita e pushimeve: Ku do të shkojnë austriakët në verën e 2025? Pavarësisht rritjes së kostove, pushimet mbeten një prioritet për austriakët në verën e 2025, edhe pse...
-
Austri: Buxheti i ri sjell rritje të ndjeshme tarifash për qytetarët
-
Pesë mënyra se si mund të kurseni para kur blini ushqim në Austri
-
Vjena sheh rritje 30% të rasteve të mbidozës së drogës tek adoleshentët
-
Gjërat që nuk mund t’i mbani në makinën tuaj në Austri