Autotech
Kompania e njohur largohet nga Britania, një ditë pas Brexit
Një mori kompanish, si Jaguar Land Rover dhe BMW në fabrikën e tij Mini në Oksford, vendosën të ndalojnë linjat e tyre të prodhimit, duke përkuar kështu me largimin e planifikuar të Britanisë në fund të marsit, nga BE
Toyota, planifikon të ndalojë prodhimin në fabrikën e saj në Mbretërinë e Bashkuar, një ditë pas Brexit.
Prodhuesi japonez i makinave ka deklaruar se puna në fabrikën e saj në Derbyshire do të ndalet të premten, 1 nëntor dhe do të rifillojë javën e ardhshme.
Kryeministri britanik Boris Johnson ka premtuar se Britania do të largohet nga Bashkimi Evropian më 31 tetor me ose pa një marrëveshje me Brukselin.
Sektori i prodhimit të makinave, eksportuesi më i madh i mallrave në Britani, ka qenë një nga kritikët më të zëshëm të marrëveshjes së Brexit, duke paralajmëruar se prodhimi do ishte sektori që do të prekej më së shumti, transmeton Scan.
Toyota ndërtoi më shumë se 8% të 1.52 milion makinave në Mbretërinë e Bashkuar vitin e kaluar në vendin e saj Burnaston dhe filloi prodhimin e modelit të saj të ri Corolla, në fillim të këtij viti, përcjell albinfo.ch.
Sidoqoftë, mbylljet në fillim të këtij viti synonin të shmangnin përçarjet gjatë periudhës kur Britania e Madhe supozohej të dilte nga BE, duke parë rënie të prodhimit të makinave.
Një mori kompanish, si Jaguar Land Rover dhe BMW në fabrikën e tij Mini në Oksford, vendosën të ndalojnë linjat e tyre të prodhimit, duke përkuar kështu me largimin e planifikuar të Britanisë në fund të marsit, nga BE.
Kjo nënkupton se vetëm 70.971 automjete janë prodhuar në Mbretërinë e Bashkuar në prill, duke zbritur shifrat në nivelin e 44.5% në krahasim me një vit më parë, sipas Shoqërisë së Prodhuesve dhe Tregtarëve Motor (SMMT).
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit













