Bota
Kompania ajrore artistike
Kompania e re ajrore e prezantuar në aeroportin Teterboro në New Jersey po ashtu është vepër e artit, transmeton albinfo.ch.
Angelhala Airlines është kompani e artistes kineze dhe koreografes, Kin-min Liu e cila është duke punuar në këtë projekt tashmë pesë vjet dhe kjo kompani do të transportojë adhurues të artit në ngjarje të ndryshme në botë. Të mërkurën ndodhi fluturimi i parë nga ky aeroport drejt panairit të quajtur Art Basel në Miami.
Liu shpjegoi se vet kompania ka performancë të artit, ku gjithçka është e rregulluar për udhëtarët. Ajo për herë të parë foli për këtë projekt në televizionin kinez ku ishte prezantuar një video e shkurtër.
“Parimisht kur i shihni lajmet rreth kësaj kompanie ajrore tashmë jeni pjesë e performancës sime”, shpjegoi Liu, duke shtuar se kompania e saj do të sjellë energji pozitive për secilin udhëtar.
Gjashtë udhëtarë përfshirë vet artisten udhëtuan drejt Majamit, gjatë së cilit fluturim ajo këndonte për udhëtarët dhe bëri një paralajmërim.
“Shërbimet të gjitha janë paraqitje. Unë jam këtu si stjuardesë dhe do t’i shërbejë udhëtarët”, tha ajo.
Ajo po ashtu shtoi se Angelhaha Airlines është përgjigje ndaj industrisë aktuale të aviacionit, ku udhëtarët u nënshtrohen kontrolleve të shumta në aeroporte dhe ulën në ulëse të ngushta dhe të parehatshme.
Aktualisht udhëtimi me këtë kompani s’është aq i lirë dhe një drejtim kushton rreth 3500 dollarë për person, ndonëse çmimi varion nga destinacioni.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë













