Kosova
Reagim në KON për “Federatën Serbe të Futbollit në Kosovë”
Ditë më parë kjo federatë ka mbajtur zgjedhur, ku kryetar është zgjedhur Milan Radioçiqin, i akuzuar për vrasjen e Oliver Ivanoviqit
Komiteti Olimpik i Kosovës me shqetësim të madh ka pritur veprimin ilegal të dalë nga strukturat serbe, siç janë zgjedhjet e organeve të reja paralele në Kosovë të të ashtuquajturës “Federata Serbe e Futbollit në Kosovë”.
Për Komitetin Olimpik të Kosovës, është e papranueshme që në territorin e Kosovës të bëhen veprime të tilla kundërligjore, që janë në kundërshtim edhe me Kartën Olimpike dhe të cilat vazhdojnë të dalin nga strukturat ilegale serbe, thuhet në reagimin e tyre, përcjell albinfo.ch.
Bazuar në Statutin e KOK-ut, Komiteti Olimpik i Kosovës njeh vetëm një federatë për një sport që organizon gara në territorin e Kosovës dhe ajo është Federata e Futbollit e Kosovës. Si e tillë, çdo federatë tjetër e formuar në Kosovë është ilegale.
Andaj, Komiteti Olimpik i Kosovës këto veprime ilegale do t’i raportojë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar, në mënyrë që KON-i të ndërmarrë hapa konkretë në Komitetin Olimpik të Serbisë, Federatën e Futbollit të Serbisë, e cila po ndërhyn në funksionimin e sportit në Kosovë përmes veprimeve ilegale, si dhe në organizatat ndërkombëtare që qeverisin me futbollin, UEFA e FIFA, në mënyrë që të parandalohen një herë e përgjithmonë strukturat ilegale sportive në Kosovë.
Po ashtu, KOK ju bënë thirrje Ministrisë së Punëve të Brendshme të Kosovës, Prokurorisë dhe Gjykatave, si dhe Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, që të ndërmarrin veprimet e nevojshme sipas Ligjit për Sport dhe legjislacionit tjetër në fuqi, për t’i parandaluar aktet e tilla ilegale, të cilat e dëmtojnë sportin e Kosovës.
KOK mbështet Federatën e Futbollit të Kosovës, si organi i vetëm qeverisës me futbollin në vendin tonë dhe çdo veprim tjetër kundër ligjor jashtë veprimit të FFK-së, konsiderohet i paligjshëm, i papranueshëm dhe i dënueshëm nga ne, dhe si të tilla nuk do të kenë asnjë pasojë juridike në sportin e Kosovës.
E-Diaspora
-
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Erjon Tasholli, ylli i ardhshëm i futbollit evropian -
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios
Jeta në Austri
-
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ Konferenca “Kosova në BE” në Parlamentin Austriak shënon 27 vjetorin e ndërhyrjes humanitare të NATO-s në... -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë












