Lajme
Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq do të shkurtojë 270 vende pune deri në vitin 2024
Kriza buxhetore në Komitetin Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq do të vazhdojë deri në vitin 2024. Organizata njoftoi sot në Gjenevë se do t’i duhet të shkurtojë rreth 270 poste shtesë në selinë e saj dhe një numër ende të panjohur në mbarë botën.
Në total, buxheti fillestar është reduktuar në 2.1 miliardë CHF, 13% më pak se buxheti i rishikuar për këtë vit.
“Ndikimi i plotë do të dihet pasi delegacionet tona të kenë përfunduar planifikimin e tyre të buxhetit”, ka thënë për media drejtori i përgjithshëm i ICRC, Robert Mardini, shkruan swissinfo, përcjell albinfo.ch.
Hapi në fjalë është planifikuar për në nëntor.
“Këto vendime janë të pashmangshme dhe të dhimbshme”, shtoi z.Mardini, teksa theksoi “paradoksin” midis këtyre vështirësive dhe nevojave në rritje humanitare.
Komiteti kishte njoftuar tashmë 1,800 pushime nga puna në mesin e rreth 3,000 shkurtimeve të vendeve të punës për këtë vit, si në selinë qendrore, ashtu edhe në delegacione të ndryshme.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











