Lajme
Komisioni për ekonomi bën thirrje për hapjen e restoranteve më 22 mars
Komisioni ekonomik kërkon po ashtu që task forca shkencore federale të mos komentojë më mbi masat kundër koronavirusit por kjo t`i lihet qeverisë
Komisioni Ekonomik i Dhomës Nacionale të Parlamentit të Zvicrës kërkon rihapjen më 2 mars, të restoranteve që janë mbyllur gjatë bllokimit për shkak të pandemisë Covid-19, raporton srf.ch
Ky komision dëshiron ta bëjë këtë këtë përmes një ndryshimi urgjent në ligjin Covid 19.
Përveç restoranteve, diuhet të rihapen gjithashtu edhe objektet kulturore, argëtuese, ato të kohës së lirë dhe të sporteve.
Komisioni në fjalë ka miratuar kështu një kërkesë nga Komisioni Shëndetësor i Këshillit Kombëtar me 12 në 11 vota dhe me një abstenim, kanë njoftuar të shtunën shërbimet parlamentare.
Sipas shumicës në Komision, situata epidemiologjike lejon këtë hap, transmeton albinfo.ch. “Nuk mund të justifikohet më mbajtja ndaras e jetës shoqërore të vendit, nga ajo ekonomike”.
Pakica në komision ndërkaq hedh poshtë vendosjen e një date të caktuar në ligjin Covid-19. Kjo, sipas saj kufizon fushëveprimin e Qeverisë Fedrale për të reaguar në mënyrë fleksibile ndaj zhvillimeve të reja në pandemi, përcjell albinfo.ch.
Përveç kësaj, komisioni ekonomik kërkon që task forca shkencore federale të mos komentojë më mbi masat kundër koronavirusit.
Sipas komisionit, publiku duhet të informohet vetëm nga Këshilli Federal dhe Parlamenti. Komisioni ia propozon parlamentit këtë, me 13 vota pro, 10 kundër dhe 2 abstenime.
Parlamenti ka në plan diskutimin e rishikimit të ligjit, në sesionin pranveror.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Tri vajzat e Kosovës shkëlqyen në Oscars Dua Lipa dhe Rita Ora tërheqin vëmendjen me stilin e tyre... -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Revista e manifestimit “Kurora e Lirisë”, një publikim që sjell standard të ri -
Two.jobs sjell inovacion në Social Media Recruiting në HR Festival Europe 2026 -
Në Bernë promovohet libri “Klithma” i autores Alketa Gashi-Fazliu
Jeta në Austri
-
Austri
“Dëgjova britmat e punëtorëve dhe pastaj sirenat”, si ndodhi aksidenti fatal në Vjenë Britma dhe panik, dëshmitarët tregojnë si ndodhi tragjedia me 4 viktima në Vjenë... -
Detaje të reja tronditëse: Betoni i lëngshëm i zuri poshtë punëtorët -
Ambasada e Kosovës në Austri konfirmon dy viktima nga Kosova në tragjedinë në Vjenë -
Vjenë
Vjenë: Nis regjistrimi i nxënësve për mësimin plotësues në gjuhën shqipe për vitin shkollor 2026/2027 -
Vjenë: Ndryshim i rregullave të parkingut, ministria del me njoftim












