Lajme
Komisioni: Kosova 10.908 km2: opozita nuk pajtohet
Kosova, sipas Komisionit shtetëror për matjen e territorit, nuk ka humbur territor me demarkacionin me Malin e Zi. Por, opozita mbetet kundër pasi pjesa kontestuese, Çakorri dhe Bjelluha i takojnë sërish Malit të Zi
Komisioni shtetëror për matjen e territorit të Kosovës, pas një pune disa javore ka dal me vlerësimin zyrtar, se Kosova me Marrëveshjen për demarkacion me Malin e Zi, nuk ka humbur territor, por e ka shtuar atë. Sipas Komisionit, Kosova në hartat e mëhershme kishte 10 887 klm2, ndërsa tash i ka 10.908 km2.
Komisioni shtetëror, paraqiti të gjeturat, të cilat ende nuk janë finale, por që konstatojnë se me demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, territori i Kosovës nuk është zvogëluar për 8 mijë hektar, siç pretendon opozita, por është shtuar për 18 hektarë.
Kryetari i Komisionit, Hivzi Islami, njëherësh kryetar i Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës tha se në vitin 1981, Kosova kishte 10.887 km2. Kurse nga viti 1982 – 2007, territori ishte 10.908 km2.
Mirëpo në bazë të obligimeve ndërkombëtare dhe Planin e Ahtisaarit, pas demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe sidomos me Maqedoninë, kanë ndodhur ndryshime në zonat kadastrale në kufirin me Maqedoninë, çka ka sjell si përfundim se Kosova ka sot një madhësi tjetër, por nuk bëhet fjalë për humbje të territorit.
“Madhësia territoriale e Republikës së Kosovës sot është, 10.905.25 km2”, ka thënë Islami.
Një nga argumentet e vazhdueshme të opozitës ishte pika e kufirit me Malin e Zi ndodhet në Çakor.
Por, Komisioni, bazuar në agjencitë pjesëmarrëse, pastaj në disa libra e harta të vjetra historike erdhi në konkludim se Çakori dhe Bjellua janë jashtë territorit të Kosovës, që nënkupton se i takojnë Malit të Zi.
Zëdhënësi i këtij Komisioni Tomor Çela, tha se të gjitha gjetjet dëshmojnë se Çakori ndodhet në Mal të Zi.
“Çakori gjendet në pjesën, jashtë kufirit, pra jashtë territorit të Kosovës… . Pjesa burimore e Lumbardhit të Pejës, Bjelluha, gjendet jashtë territorit, apo i takon hapësirës administrative të Malit të Zi”’, ka thënë Çela, citon REL.
Qeveria e Kosovës ka përshëndetur publikimin e draft-raportit dhe ka mirëpritur konstatimin e Komisionit se Republika e Kosovës nuk ka humbur asnjë metër territor me rastin e nënshkrimit të Marrëveshjes për shënjimin e vijës kufitare me Malin e Zi.
“Qeveria e Republikës së Kosovës vijon përkushtimin e saj që të punojë pareshtur në përmbylljen e procesit të demarkimit të kufirit me Malin e Zi, si kusht i vetëm i mbetur për t’i mundësuar qytetarëve të Kosovës lëvizjen e lirë në vendet e BE-së, dhe fton të gjithë spektrin politik që t’i kontribuojnë arritjes së këtij synimi madhor për Kosovën dhe qytetarët e saj”, thuhet në deklaratën e lëshuar për media.
Ndërkohë, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i opozitës.
Deputetja Albulena Haxhiu nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje i tha REL-it se Komisioni ishte i njëanshëm dhe ishte në shërbim të qeverisë aktuale.
Ajo ka kundërshtuar gjetjet e Komisionit, sipas të cilave, Çakori është pjesë e Malit të Zi. Njëherësh, Haxhiu ka thënë se nëse qeveria provon ta kalojë marrëveshjen për demarkacionin me Malin e Zi në Kuvend, do të përballet me kundërshtimet e ashpra të opozitës.
Edhe anëtari i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Muharrem Nitaj ka kundërshtuar gjetjet e prezantuara, duke thënë se rezultatet ishin ato që i kishte kërkuar kryeministri Isa Mustafa kur e kishte emëruar këtë Komision.
“Nuk ka asnjë lloj legjitimiteti rezultati i këtij Komisioni. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës nuk ka ndryshuar qëndrimet e veta dhe do ta kundërshtojë normalisht versionin aktual të demarkacionit me Malin e Zi”, ka thënë Nitaj.
Edhe pse ky Komision, ka dhënë rezultate konkrete, kjo marrëveshje vështirë se do të ratifikohet në Kuvend. Opozita paralajmëron kundërshtim të ashpër në Kuvend, ndërsa kundër janë edhe disa deputetë të koalicionit. Marrëveshjet ndërkombëtare kalojnë vetëm me dy të tratat e votave, të cilat koalicioni nuk i ka në këtë rast.
Në anën tjetër, demarkacioni i me Malin e Zi, është kusht që BE ia ka vënë Kosovës për liberalizim vizash.
E-Diaspora
-
Gastroenterologu Dr. Mentor Bilali – një nga mjekët më të kërkuar nga shqiptarët e Zvicrës Për shqiptarët, Dr. Bilali me ordinancën e tij MagenDarm Zentrum Oberaargau ka edhe një peshë të... -
Nxënësit shqiptarë në Parma festojnë Pavarësinë e Shqipërisë -
Paris
Paris: Inaugurohet Qendra Kulturore e Shqiptarëve -
Një buqetë dritash, tingujsh e ngjyrash për Ditën e Flamurit, në Winterthur -
Haradinaj konfirmon kandidaturën e parë për deputet nga diaspora
Jeta në Austri
-
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 Anëtarët e Komisionit të Përbashkët të Parlamentit të Austrisë kanë miratuar në mënyrë unanime vazhdimin e... -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë -
Influencerja e zhdukur austriake gjendet e vdekur, brenda një valixheje










