Bota
Po e hetojnë Facebook-un
Ky është hetimi i katërt i këtij rrjeti social
Departamenti i Drejtësisë së Shteteve të Bashkuara, do të hapë një hetim mirëbesimi ndaj Facebook-ut, ka bërë të ditur një burim i afërt me rastin.
Ky është hetimi i katërt i këtij rrjeti social, që gjithashtu përballet me hetime nga Komisioni Federal i Tregtisë, një grup i avokatëve të udhëhequr nga shteti i Nju Jorkut dhe Komiteti Gjyqësor i Dhomës së Përfaqësuesve.
Reuters dhe media tjera raportuan në qershor, se agjencitë i kishin ndarë grupet për hetime, me Justice që merrej me Google Alphabet Inc dhe Apple Inc, derisa FTC ndiqte Facebook dhe Amazon.com. Më vonë, Departamenti i Drejtësisë ka thënë se ka hapur hetime ndaj platformave në internet, pa thënë se ndaj cilës, shkruan Business Insider, percjell Albinfo.ch.
Kjo bëri që disa vëzhgues të industrisë, të pyesin nëse të dy hetimet federale kanë të bëjnë me njëra tjetrën. Ligjvënësit, në veçanti senatori Mike Lee, kryetari i Komitetit të Gjykatës së Senatit, kritikoi paraqitjen e shqyrtuar javën e kaluar.
Agjencitë në përgjithësi, e kanë një praktikë të takimit për të vendosur se kush do të hetojë dhe për çfarë çështje, por nuk mund të hetojë çështje të caktuara, si për shembull rregullimi i çmimeve.
E-Diaspora
-
E zë gjumi në pompën e benzinës, me motorin ndezur – i merret patenta kosovarit Policët urdhëruan analiza gjaku dhe urine. Patenta e tij e shoferit u konfiskua dhe u dërgua... -
Aksident tragjik në Itali, humbin jetën dy të rinj shqiptarë -
Një urë mes rrënjëve dhe integrimit, një shtëpi e përbashkët e besimit dhe kulturës -
Melisa Leka, shkëlqen në serialin ndërkombëtar “Dark Side of the Ring” -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani
Jeta në Austri
-
Vjena ul emetimet e CO₂ me gati 6% brenda një viti Vjena ul emetimet e CO₂ me 5.8%, duke tejkaluar mesataren e Austrisë. Politikat e forta për... -
Vjenë
Hapen tregjet e Krishtlindjeve në Vjenë -
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa









