Kosova
Komisioni Europian: 50% të fondeve do të lirohen për Kosovën
Komisioni Evropian ka njoftuar se do të lirojë rreth 50 për qind të ndihmës financiare për Kosovën, në vlerë prej afërsisht 216 milionë euro.
Ky vendim i KE-së vjen pas transferimit të qetë dhe të rregullt të qeverisjes lokale në veri, pas zgjedhjeve të fundit lokale të mbajtura në tetor 2025.
Kështu ka thënë për mediat e Kosovës një zëdhënës i Komisionit Evropian, i cili ka bërë të ditur se ky vendim do të mundësojë nënshkrimin e kontratave për katër projekte të reja dhe nisjen e zbatimit të tyre.
“Kjo do të lejojë nënshkrimin e kontratave për 4 projekte, që në total përfaqësojnë 34.6 milionë euro kontribut të Bashkimit Evropian, dhe nisjen e zbatimit të tyre”, thuhet në përgjigje.
Po ashtu, Komisioni Evropian ka paralajmëruar përfundimin e programimit të të gjitha fondeve të mbetura në kuadër të Instrumentit të Para-Anëtarësimit IPA III për Kosovën, në vlerë prej 181 milionë euro.
Sipas Komisionit, “vendimi financiar i Komisionit për këto fonde pritet të adoptohet në pranverën e vitit 2026, çka do të mundësojë që projektet e para të fillojnë në gjysmën e dytë të vitit 2026”.
Ky zhvillim vlerësohet si hap i rëndësishëm në mbështetjen financiare të Bashkimit Evropian për Kosovën, veçanërisht pas zhvillimeve të fundit politike dhe zgjedhore në vend.
Njoftimi i Komisionit Evropian lë të kuptohet se masat nuk do të hiqen në tërësi, siç do të preferonin shumica e shteteve anëtare të BE-së, por do të zbuten gradualisht, ndërsa nuk jepen detaje konkrete për afatet dhe masat që do të hiqen.
E-Diaspora
-
Spanjë
Orkestra “Amadeus” triumfon në Spanjë, fiton çmimin kryesor “Grand Prix” Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve “Amadeus” ka shënuar një sukses të jashtëzakonshëm në arenën ndërkombëtare,... -
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik











