Lajme
Komente ksenofobe kundër shqiptarëve në Zvicër: komuniteti përgjigjet fuqishëm!
Gazeta zvicerane NZZ e 12 shtatorit, f. 13, na tregon se më shumë banorë të Cyrihut flasin shqip sesa frëngjisht!
Një koment i bërë publikisht nga avokati dhe figura e njohur publike zvicerane, Charles Poncet, ka shkaktuar komente tjera ksenofobe kunderejt shqiptarëve. Duke iu referuar një artikulli të gazetës NZZ të 12 shtatorit, ku theksohej se në Cyrih fliten më shumë shqip sesa frëngjisht, Poncet shkroi:
“Kur ne ju themi se gjithçka po shkon drejt ferrit në këtë vend…”
Nga ky koment, kanë shpërthyer komente tjera duke bërë krahasime të shqiptarëve me “sëmundje kontaminuese”, janë cilësuar gjerësisht si ksenofobe dhe dehumanizuese.
Reagimi i Kuvendit të Shqiptarëve të Zvicrës
Kuvendi i Shqiptarëve të Zvicrës e ka dënuar ashpër këtë deklaratë, duke e quajtur një “komentim të ulët dhe të papranueshëm”. Në një njoftim publik, Kuvendi ka paralajmëruar se do të reagojë me shkrim zyrtar ndaj autorit të deklaratës.
Megjithatë, Kuvendi thekson se, sipas vlerësimit të tyre, ky koment nuk i përmbush të gjitha kriteret e nenit 261bis të Kodit Penal Zviceran, i cili ndalon nxitjen e urrejtjes racore dhe diskriminimit.
Reagimi i deputetëve shqiptarë në Gjenevë
Arbër Jahija, deputet në Këshillin e Madh të Kantonit të Gjenevës: “Komentet e avokatit Charles Poncet dhe të tjerëve që shpërndajnë urrejtje ndaj komunitetit tonë janë të papranueshme. Ne jemi një ndër komunitetet shembull për integrim në nivel të institucioneve kantonale dhe të konfederatës helvetike. Ne nuk duhet të lejojmë që të na lidhin me gjëra të tjera përveç faktit që jemi një popull punëtor, liridashës dhe human.” Megjithatë Jahija thote se këto lloj veprimesh na bëjnë të jemi të bashkuar dhe të paprekshëm.
Ai shtoi se si aktor politik do të punojë edhe më shumë për promovimin e komunitetit shqiptar, duke theksuar se sulme të tilla burojnë nga “frika dhe xhelozia” që disa qarqe kanë ndaj suksesit të shqiptarëve në Zvicër. Sipas tij, zgjidhja e kësaj çështjeje nuk është në rrugën penale, por përmes angazhimit politik dhe publik.
Leonard Ferati, deputet i Këshillit të Madh të Kantonit të Gjenevës, vlerësoi:
“Charles Poncet është anëtar dhe ish-deputet i UDC-së, partisë së djathtë ekstreme që njihet prej kohësh për diskursin e saj kundër komuniteteve migrante dhe shqiptarëve. Të krahasosh shqiptarët me një sëmundje ngjitëse nuk është thjesht provokim, por një formë dehumanizimi që shkel çdo normë të respektit dhe bashkëjetesës.”
Ferati theksoi se shqiptarët në Cyrih janë qytetarë zviceranë që kontribuojnë në të gjitha fushat e jetës publike, dhe se vendimi për heqjen e frëngjishtes nga shkollat fillore është një çështje politike kantonale, pa lidhje me komunitetin shqiptar. Ai paralajmëroi se është duke u konsultuar me këshilltarë ligjorë për të vlerësuar nëse deklaratat e Poncet mund të jenë objekt i nenit 261bis të Kodit Penal Zviceran.
Një debat përtej gjuhës
Reagimet e komunitetit shqiptar dhe të përfaqësuesve politikë nxjerrin në pah tensionet e vazhdueshme rreth pranisë së shqiptarëve në Zvicër. Me mbi 300 mijë shqiptarë që jetojnë dhe kontribuojnë në vend, ky komunitet është bërë një pjesë e rëndësishme e shoqërisë helvetike.
Në këtë kuadër, krahasimet e shqiptarëve me “sëmundje ngjitëse” nuk përbëjnë vetëm një fyerje, por edhe një përpjekje për të stigmatizuar dhe nxitur urrejtje kundër një komuniteti të tërë. Siç e shprehu deputeti Ferati:
“Ky nuk është thjesht një koment i ulët, por një rrezik i madh për shoqërinë, sepse krijon armiqësi të panevojshme ndaj qytetarëve të barabartë të këtij vendi.”
Debati i hapur nga deklaratat e Charles Poncet nuk është thjesht një episod provokues, por një test për demokracinë zvicerane dhe për aftësinë e saj për të mbrojtur vlerat e barazisë dhe respektit ndërmjet komuniteteve. Shqiptarët në Zvicër, përmes institucioneve, shoqatave dhe përfaqësuesve të tyre politikë, po tregojnë se nuk do të heshtin përballë fyerjeve dhe diskriminimit, por do të vazhdojnë të promovojnë një imazh pozitiv dhe të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë zvicerane.
E-Diaspora
-
Ansambli “Arbëresha” festoi 22 vjetorin e themelimit Më 7 shkurt 2026, Ansambli “Arbëresha” kremtoi 22-vjetorin e themelimit me një mbrëmje të gjallë kulturore,... -
Policia bastis një klub shqiptar për shkak të lojërave ilegale të fatit -
Rumani
Sopranoja Besa Llugiqi debuton në Operën Shtetërore të Bukureshtit -
Itali
Tragjedi në Itali, fqinji rrëfen si u gjetën të pajetë katër anëtarët e familjes shqiptare -
Kompania shqiptare mbulon Forumin në Davos me mbi 100 vetura luksoze
Jeta në Austri
-
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 Botimi i Eurostat-it “Strehimi në Evropë – Botimi 2025” tregon ndryshime të mëdha në kostot e... -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç
















