Futboll
Kombëtarja shqiptare nis përgatitjet me trajnerin italian
Trajneri Edi Reja ka nisur stërvitjet me kombëtaren, në prag të ndeshjeve të Europianit. Italiani do të njohë gjendjen e lojtarëve, përpara sesa të vendosë për skemat dhe formacionin.
“Puna e vërtetë nis vetëm tani”, u shpreh trajneri i kombëtares, Edoardo Reja, në konferencën për shtyp, dhe kështu ndodhi me të vërtetë.
Tashmë, ekipi përfaqësues është thuajse i plotë në kompleksin “Tropikal” në Durrës.
Futbollistët i kanë mbaruar kampionatet dhe detyrimet e tjera me klubet, ndërsa i fundit pritet të vijë kapiteni Mavraj, i cili ishte i angazhuar në plej ofin e futbollit gjerman, me skuadrën e tij, Ingolshtatin.
Portieri Etrit Berisha mbërriti paksa me vonesë në grumbullim, ndërsa mesfushori Ledian Memushaj u la të shlodhej, ndaj që të dy u bashkuan më vonë me skuadrën në stërvitje.
Reja i ka vënë vetes detyrë të njohë fillimisht gjendjen e tyre fizike, si dhe të bisedojë për të kuptuar edhe anën psikologjike, përpara sesa të përcaktojë lojtarët e formacionit, ata të stolit si dhe skemat me të cilat do të luajë ndaj Islandës dhe Moldavisë.
Të shtunën, ai do të ketë mundësi t’i shohë lojtarët në ndeshje, pasi do të zhvillohet një miqësore me Shqipërinë U21 të drejtuar nga trajneri Alban Bushi.
Kombëtarja do të stërvitet në Shqipëri deri në 2 qershor, kur do të udhëtojë për në Frankfurt të Gjermanisë dhe do të aklimatizohet aty deri më 6 qershor, për t’u zhvendosur më pas në Islandë.
E-Diaspora
-
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës “Vajzë”: Moda si urë mes kulturave... -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj -
Marigona nis postdoktoraturën si Fulbright Visiting Scholar në Los Angeles
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025











