Shqipëria
Kombëtarja e Shqipërisë përballet me Suedinë më 25 mars
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet me kombëtaren e Suedisë në muajin mars. Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur marrëveshje me Federatën Suedeze që ky takim të luhet më 25 mars 2024, përcjell albinfo.ch.
Takimi mes “kuqezinjve” dhe suedezëve do të zhvillohet në stadiumin “Friends Arena” në Stokholm të Suedisë, ndërsa orari thuhet se mbetet për t’u përcaktuar. Sa i përket miqësores me Suedinë, kjo do të jetë hera e gjashtë që dy ekipet kombëtare do të përballen në një ndeshje futbolli.
Në të kaluarën Shqipëria dhe Suedia janë përballur vetëm një herë në një ndeshje miqësore që është fituar nga “kuqezinjtë” me rezultatin 2-1.
Ndryshe, Suedia ka dështuar të kualifikohet për “Euro 2024”, pasi përfundoi e treta në Grupi F, ku kualifikimin e siguruan Belgjika dhe Austria.
E-Diaspora
-
Zvicër
Ambasada e Shqipërisë në Zvicër ofron shërbim konsullor për qytetarët në nevojë Qytetarët që nuk mund të udhëtojnë në Shqipëri ose të paraqiten fizikisht pranë Ambasadës mund të... -
Federata e Futbollit e Kosovës organizon kamp seleksionues për talentët e diasporës në Gjermani -
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri -
Ambasadori britanik takon studentët kosovarë pas studimeve në Mbretërinë e Bashkuar -
Itali
Tragjedi në Bolonjë: Vdes 12-vjeçari shqiptar pas rënies nga një dritare
Jeta në Austri
-
Austri
Nuk e përballoi ndarjen: Shqiptarja, nënë e katër fëmijëve, vritet brutalisht në Austri Tragjedia ndodhi në Sooß pranë Badenit, bashkëshorti D.O. dyshohet si autori kryesor... -
Udhëheqësit austriakë shtyjnë përpara reformën në shëndetësi -
Gjermani
Lionela Jakaj në finalen e “The Voice Kids”, 14-vjeçarja shqiptare synon fitoren në Austri -
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç











