Kosova
Kombëtarja e Kosovës për femra fiton turneun miqësor në Turqi
Kombëtarja dardane u shpall kampione e turneut, ndërsa kapitenia Erëleta Memeti u shpall lojtarja më e mirë e turneut. Vendi i dytë u takoi bullgareve.
Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave ka fituar dy çmimet kryesore në kuadër të turneut miqësor “Turkish National Womens Cup Alanya 2023”.
Organizatori në mbrëmjen përmbyllëse të “Turkish National Womens Cup Alanya 2023” ka shpallur më të mirët e turneut, ndërsa Kosova u nderua me dy çmime, raporton Albinfo.ch.
Kombëtarja dardane u shpall kampione e turneut, ndërsa kapitenia Erëleta Memeti u shpall lojtarja më e mirë e turneut. Vendi i dytë u takoi bullgareve.
Përveç kupave, vendi i parë dhe i dytë u stolisen edhe me medalje.
Kosova në këtë turne realizoi tri fitore, duke mposhtur Estoninë (2:1), Hong Kongun (7:0) dhe Bullgarinë (2:1). Ekspedita e Dardaneve kthehet nesër pasdite në Kosovë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Japoni
Edisa Shoshi diplomon në Master në Universitetin e Tokios E reja kosovare përfundon me sukses studimet në Universitetin e Tokios, duke u shndërruar në një... -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli -
Erdhi për pushime në Kosovë, mërgimtari vritet nga e dashura -
Gjermani
Gjermani: Ndërron jetë 3-vjeçari nga Kosova pas rënies në lum
Jeta në Austri
-
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën “Ndihmomë o vëlla se vdiqa”... -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit











