Kosova
Komandanti i KFOR-it kërkon unitet për sigurinë në Kosovë dhe rajon
Komandant i KFOR-it i drejtuar nga NATO, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka takuar ambasadorët dhe shefat e misioneve nga 29 aleate dhe vendet partnere që kontribuojnë me trupa në KFOR.
Në takimin, i cili u mbajt në Shtabin e KFOR-it, në Camp Film City, diskutimi u fokusua në një sërë temash, duke përfshirë situatën e sigurisë.
Sipas njoftimit të KFOR-it, diskutimi pati në fokus edhe aktivitetet aktuale të misionit të NATO-s në Kosovë, ashtu si edhe bashkëpunimin me komunitetin ndërkombëtar.
Berduani ka theksuar përpjekjet e përbashkëta me aleatët, në mënyrë që të kontribuojnë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe sigurinë rajonale.
Kam vënë theks të madh tek uniteti i përpjekjes dhe uniteti i qëllimit, që së bashku të mundemi kontribuojnë për sigurinë e qëndrueshme në mbarë Kosovën dhe për sigurinë rajonale”, citohet të ketë thënë komandati i KFOR-it.
KFOR-i thekson se punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe EULEX-in, në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë.
E-Diaspora
-
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës Katër fëmijë në rrugë: drama e një familjeje shqiptare në Francë... -
Dr. Përparim Limani në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Diaspora ka dërguar 310 milionë euro në Maqedoninë e Veriut gjatë vitit të kaluar -
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë









