Futboll
Vetëm Shaqiri mund ta mposhtë Gjermaninë!
Zvicra nesër luan me Gjermaninë në ndeshjen e xhiros së katërt të Ligës së Kombeve.
Trajneri Vladimir Petkoviq do të ketë shumë mungesa në këtë sfidë të vështirë ndaj një kundërshtari të fortë, shkruan Indeksonline.
Kolumnisti i gazetës zvicerane “Blick”, Kubilay Türkyilmaz, ia ka bërë disa kërkesa trajnerit, ndër to edhe përfshirjen në skuadër të Xherdan Shaqirit.
Ylli nga Zhegra u ftua në Kombëtare pas një kohe të gjatë dhe mund të jetë startues kundër Gjermanisë.
“Dhe po. Më në fund, një kërkesë për trajnerin: I dashur Vlado, ju lutemi futeni Shaqirin! Vetëm ai ka cilësinë të vendosë vetëm me vete një lojë me një goditje gjeniale”, ka shkruar midis rreshtash Turkyilmaz.
Ka pasur zëra se marrëdhënia midis Shaqirit dhe Petkoviqt nuk është shumë e mirë. Pas pensionimit të Lichteinerit, ylli i Liverpoolit kërkoi shiritin e kapitenit dhe Petkoviqi e vendosi atë në krahun e shokut të tij, Granit Xhaka.
E-Diaspora
-
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani Në një atmosferë të ngrohtë dhe plot emocion, në Gjermani u mbajt promovimi i librit bestseller... -
Fjolla dhe Ardiana prezantojnë “Vajzë”, një urë mes Kosovës dhe Zvicrës -
USA
Kur ëndrrat nuk njohin kufij, rrugëtimi akademik i Albulena Ukës -
Në Stokholm, Lea Ypi sjell rrëfimin e ri mbi lirinë dhe identitetin shqiptar -
Në Berlin u prezantua romani “ë” i autores Jehona Kicaj
Jeta në Austri
-
Rita Ora gati ta ndezë atmosferën në hapjen e sezonit dimëror në Austri Rita Ora gati për skenën e madhe në Alpet austriake... -
Nëntë në dhjetë familje austriake përballen me vështirësi në kostot e energjisë -
Austri: Debatohet zgjatja e limitit prej 200 eurosh për orët shtesë pa taksa -
Çmimet e shtëpive familjare në Austri rriten me 2.2% në fillim të vitit 2025 -
Kërkesat për azil në Austri bien me 32% në vitin 2025









