Lajme
Kolona të mëdha në kufirin Kosovë-Maqedoni, autoritetet maqedonase u japin paralajmërim kosovarëve
Hapja e kufirit Kosovë-Maqedoni e Veriut pa pasur nevojë për dëshmi me testin PCR ka shkaktuar kolona të mëdha dhe fluks të madh të kosovarëve drejt Maqedonisë së Veriut, shkruan Albinfo.ch.
Një gjë e tillë ka shkaktuar shqetësim tek autoritetet maqedonase sipas të cilave një fluks i tillë paraqet rrezik për qytetarët e të dyja vendeve.
Përmes një shkrimi në Facebook, zëvendësministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Ilir Hasani, ka bërë thirrje që lëvizjet nga Kosova drejt Maqedonisë Veriore dhe anasjelltas të bëhen vetëm për nevoja të domosdoshme sidomos ditëve në vijim.
Hasani tha se pamjet me kolonat e gjata që sot u paraqitën nëpër vendkalimet kufitare, paraqesin shqetësim dhe rrezik për shëndetin e qytetarëve ne të dyja anët e kufirit.
Ai ka bërë thirrje gjithashtu që të kalohet kufiri vetëm për nevoja të domosdoshme, veçmas në ditët e ardhshme.
“Apeloj dhe ju lus, që të jeni të permbajtur dhe të kaloni kufirin vetëm për nevoja tuaja të domosdoshme, e sidomos në ditët e ardhëshme. Lëvizja e lirë e qytetarëve është shumë e rëndësishme, por jo më e rëndësishme se shëndeti jonë. Gjithçka varet nga ne”, ka shkruar Hasani, transmeton Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Leyla Ibrahimi-Salahi uron udhëtarët: “Na pret një 2026 plot risi” CEO e Air Prishtinës, Leyla Ibrahimi-Salahi, ka uruar të gjithë udhëtarët dhe partnerët për festat e... -
Traditë shqiptare e Krishtlindjes që ndriçon një lagje zvicerane -
Fehmi Mahalla: Nga Ferizaj në Lozanë, kampion dhe trajner i kampionëve -
Studentët shqiptarë në Zvicër në takim me Ambasadën e Shqipërisë në Bernë për Ditën Kombëtare të Diasporës -
Emigruan për një jetë më të mirë, familja shqiptare fle në rrugët e Francës
Jeta në Austri
-
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri Mbrëmjen e kaluar, rreth orës 23:55, persona të panjohur kanë sulmuar hyrjen e xhamisë shqiptare në... -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste












