Lajme
Kolona të gjata në pikëkalimin e Bllacës
Qytetarët shprehen të habitur, por edhe të revoltuar me kontrollet e tepërta dhe të stërmundimshme nga ana e autoriteteve maqedonase
Qytetarët e Kosovës po përballën me pritje të gjata në pikëkalimin kufitarë të Bllacës që ndanë Kosovën me Maqedoninë, për shkak të kontrolleve rutinore të policisë dhe doganierëve maqedonas. Gjatë vikendit rruga nga Prishtina për në Shkup nuk mund të kalohet më shpejt se 3 ose 4 orë.
Qytetarët shprehen të habitur, por edhe të revoltuar me kontrollet e tepërta dhe të stërmundimshme nga ana e autoriteteve maqedonase.
“Ora 12:00 jam nisur me familjen time nga Prishtina. Tashmë shkoi ora 15:00 unë akoma jam në kufi, në pritje për të realizuar vizitën time në Shkup. Mentalitet i poshtër Ballkanik. Derisa Evropa i ka hequr kufijtë, ne akoma nuk mund të lëvizim lirshëm”, citon INA, A.S. (39) nga Shkupi, i cili pasluftës së Kosovës jeton në Prishtinë.
Ndërkaq, pritjet e gjata u shkaktojnë telashe edhe kompanive të autobusëve, të cilat mbajnë linjat e rregullta Shkup- Prishtinë dhe anasjelltas.
“Sot në mëngjes kisha vetëm gjashtë udhëtarë, ndërsa u detyrova të presë më shumë se gjysmë ore në kufi. Ky trajtim mund të jetë i qëllimshëm, ose nga padituria e disa policëve të punësuar nga partitë politike, të cilët s’dinë çka i thonë kompjuterit. Pritjet e gjata na shkaktojnë humbje të mëdha”, ka thënë shoferi i autobusit “Gazmendi Tours”.
Pritjet e gjata në kufirin e Bllacës i kanë raportuar edhe vetë autoritetet maqedonase. Sipas tyre, gjatë vikendit qarkullimi i veturave është me intensitet të shtuar për shkak të numrit të madh të kosovarëve të cilët vijnë në Maqedoni.
Edhe për banorët e Maqedonisë, të cilët kanë lidhje farefisnore me Kosovën, ditët e vikendit janë bërë të tmerrshme për kalim.
Kosova dhe Maqedonia kanë vetëm dy pikëkalime kufitare. Njëra është në Bllacë në magjistralen Prishtinë-Shkup dhe tjetra nëpër Malet e Sharrit, që lidhë Tetovën me Ferizajn dhe Prishtinën.
Është paraparë edhe një pikëkalimi tjetër në Stançiq të Karadakut, që lidhë Gjilanin me Kumanovën, por ka disa vite që po zvarritet nga autoritetet maqedonase, edhe pse nga ana e Kosovës gjithçka është
gati.
E-Diaspora
-
Londër
Hapet shkolla e dytë shqipe në Manchester Hapja u vlerësua si hap i rëndësishëm për ruajtjen e gjuhës dhe identitetit kulturor në diasporë... -
Presidentja Osmani i ndan mirënjohje gazetarit veteran, Rexhep Rifati -
Winterthur
“Ne dhe Ata” sonte në Winterthur, komedia që prek realitetin e mërgatës -
Ramë Lahaj: Mërgata jonë është pasqyra më e mirë e identitetit tonë -
Bern: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë
Jeta në Austri
-
Afër Pashkëve, 8,300 lepuj ngordhin në trafikun rrugor në Austrinë e Poshtme Rreth Pashkëve, sezoni i çiftëzimit të lepujve arrin kulmin. Në këtë fazë veçanërisht aktive, trafiku rrugor... -
Edhe Austria ndalon Rrjetet Sociale për fëmijët nën 14 vjeç -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Tragjedia e Vjenës: I lënduari është Nazmi Muharremi – flet vëllai që ia shpëtoi jetën -
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik













