Kosova

Kolona të gjata në Merdar, pritjet deri në 6 orë

Bashkatdhetarët, që po kthehen nga pushimet në vendin tonë, po vazhdojnë të përballen me pritje të gjata në pikë-kalimet kufitare me Serbinë.

Sipas raportit të Qendrës Kombëtare për Menaxhimin Kufitar (raporti i orës 17:49), në pikë-kalimin kufitar në Merdar bashkatdhetarët po presin gjashtë orë për ta kaluar kufirin me Serbinë, ndërsa kolona e automjeteve arrin deri në 3 km.

Edhë në pikën kufitare në Muçibabë dhe Jarinje po pritet më shumë se një orë e gjysmë për ta kaluar kufirin me Serbinë.

Ndërkohë, për të hyrë në Kosovë, në pikë-kalimet kufitare me Serbinë, por edhe me vendet e tjera nuk ka pritje më të gjata se 10-15 min.