Futboll
Kololli dhe Kryeziu aspak nuk i frikësohen Anglisë
Benjamin Kololli dhe Hekuran Kryeziu nuk kanë frikë nga Anglia apo Çekia
Në vitin 2018, Kosova ende është e pamposhtur. 7 fitore, 2 barazime në 9 ndeshje. Ekipi i ish-trajnerit të kampionit të shumëfishtë FCZ, Bernard Challandes është i pari në grupin e tij të Ligës së Kombeve, informon Albinfo.ch.
Nuk është çudi që kosovarët u futën me shumë vetëbesim në kualifikimet për Kampionatin Europian. E gjithë kjo, pavarësisht se nga tërheqja e shortit të vazos së pestë u gjendën në grupin A me Anglinë, Çekinë, Bullgarinë dhe Malin e Zi.
Aloja e FCZ-së, Benjamin Kololli është i vetëdijshëm: “Në këtë grup mund të kualifikohemi”. Pak më i diferencuar për kualifikimet për KE duket bashklojtari i tij, Hekuran Kryeziu. Ai pohon: “Ky është sigurisht një grup i vështirë, por ne do të luajmë me trimëri. Ne duam të grumbullojmë sa më shumë pikë. Sigurisht që kemi respekt për kombet e mëdha, por në asnjë mënyrë nuk frikësohemi”, deklaron Hekurani për “Blick”, përcjell Albinfo.ch.
Po që se Kosova nuk mund të realizojë sensacion dhe të mos pozicionohet e para apo e dyta në grup, mbetet Liga e Kombeve.
Kryeziu: “Kemi dy shanse për t’u kualifikuar. Nga këndvështrimi im, alternativa më e mirë është përmes Ligës së Kombeve. “Në kualifikimet për Kampionatin Europian mund të jetë humbës, por ne duam t`i nevrikosim kombet më të mëdha”, ka përfunduar Hekuran Kryeziu.
E-Diaspora
-
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih Juriste e specializuar në të Drejtën Publike Ekonomike dhe Prokurimin Publik, me karrierë të spikatur në... -
Orë letrare në Cyrih për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
RAI Calabria i jep zë identitetit arbëresh përmes dokumentarëve -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Duartrokitet shfaqja e filmit “Shame and Money” të Visar Morinës në Amerikë
Jeta në Austri
-
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta Në shkurt, qeveria do të heqë taksën e duhanit. Disa çmime u rritën që në janar,... -
Hendeku buxhetor i Vjenës për vitin 2025 u reduktua në 2.8 miliardë euro -
Studimi: Të rinjtë në Austri përdorin më pak mediat sociale, rritet përdorimi i chatbot-eve me inteligjencë artificiale -
Vjena planifikon shtëpi të mbyllura në grup për shkelësit e përsëritur nën moshën 14 vjeç -
Austri
Rinesa Salijaj nga Istogu, kandidate për Asamble Komunale në St.Pölten të Austrisë














