Kosova
Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” para 8 marsit, organizon aksion simbolik në Prishtinë
Kolektivi “Marshojmë, s’festojmë” ka organizuar sot aksion simbolik në bulevardin “George W. Bush”, në Prishtinë.
Në pjesë të rrugës kanë shkruar “Rrugët janë tonat”, në mbështetje të viktimave të ngacmimeve seksuale që ndodhin nëpër rrugë, transmeton albinfo.ch.
Përmes një postimi në rrjetin social “Faebook”, nga ky kolektiv kanë shkruar se secila grua mbart me vete përvoja të ngacmimeve seksuale nëpër rrugët e qytetit, teksa u tha se është e zakonshme të dëgjosh nga vajzat që rrëfejnë se si ecin natën me nxitim, duke mbajtur çelësat e shtëpisë në dorë.
“Situata për gratë që banojnë në zonat rurale është akoma më sfiduese, ku mungesa e ndriçimit dhe trafikut urban bën që rreziku të jetë edhe më i lartë. Ngacmimi seksual në hapësirat publike është një nga shprehjet më të zakonshme të abuzimit ndaj grave, duke i penguar ato të punojnë, të shoqërohen, të shkollohen e të jetojnë të lira. Asnjë grua apo vajzë, pavarësisht se ku jeton, nuk duhet të ketë frikë të lëvizë lirshëm. Prandaj, sot ne dolëm në rrugë për të deklaruar se RRUGËT JANË TONAT. Edhe për të ecur, edhe për të protestuar. Për 8 mars marshojmë edhe për të kërkuar hapësira publike të sigurta për gratë. Marshojmë për njëra – tjetrën”, thuhet në njoftim.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Gjermani
Fatlume Bunjaku, zëri i ri i kinematografisë kosovare në skenën evropiane Fatlume Bunjaku, aktorja kosovare që po ndriçon Berlinalen 2026... -
Pianisti kujton në sheshin e Mynihut fëmijët e vrarë gjatë luftës në Kosovë -
Komuniteti Mysliman Shqiptar në Zvicër uron muajin e Ramazanit -
Rame Lahaj dhe Fondacioni Rame Lahaj, zëri botëror në shërbim të një misioni kombëtar -
Magazina albinfo.ch pranë lexuesit – edhe mbi re, me Chair Airlines
Jeta në Austri
-
I papunë në pushime, AMS me gjoba të ashpra Vitin e kaluar pati 162,391 sanksione nga AMS. Përfitimet e papunësisë dhe ndihma emergjente u anuluan... -
Vjenë
Ministrja Spiropali e ftuar nderi në mbrëmjen tradicionale të Operës në Vjenë -
75,000 euro të marra nga kasaforta në Vjenë, vjedhja e shpikur -
Raporti i Eurostat: Çmimet e shtëpive në BE janë rritur me 53% që nga viti 2010 -
Austri: Këto cigare po bëhen më të shtrenjta











