Maqedonia
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët: Anulimi i regjistrimit është frikë nga numri i shqiptarëve
Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa në Maqedoninë e Veriut kanë reaguar pas anulimit të procesit të regjistrimit të popullsisë në Maqedoninē e Veriut.
Ata kanë kritikuar BDI-në, e cila, sipas tyre, “sot u shndërrua në parti që u bën dëm tjetër shqiptarëve, kësaj radhe përmes shtyrjes së regjistrimit”.
Reagimi i plotë:
BDI, që shtiret si përfaqësues i shqiptarëve në Qeveri, sot edhe një herë e nënçmoi elektoratin e vete dhe të gjithë shqiptarët. Zoran Zaev vetë e konfirmoi se vendimin për anulimin e regjistrimit ia ka kumtuar Ahmetit vetëm përmes telefonit dhe se nuk e ka pyetur për qëndrim. Ndërkohë Mickoski e quajti atë vetëm kuantitet dhe jo kualitet.
Në këtë mënyrë, nga një parti që hyri në qeveri duke mashtruar me “kryeministrin shqiptar”, BDI sot u shndërrua në parti që u bën dëm tjetër shqiptarëve, kësaj radhe përmes shtyrjes së regjistrimit. Sidoqoftë, ia bëjmë me dije Zaevit, Mickoskit dhe Ahmetit, që edhe nëse ata arrijnë që përmes numrave të na mbivotojnë dhe ta shtyjnë regjistrimin, ata nuk do të arrijnë kurrë që ta ulin numrin dhe përqindjen e shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut. Shtabet dhe aktivistët tanë, si në mërgatë ashtu edhe në vend, do të jenë vigjilentë dhe aktivë, ashtu që kurdo që të caktohet përsëri, ne do të jemi këtu për të senzibilizuar dhe shpëtuar këtë proces. Ndërkaq për çdo pazar që ju e bëni në dëm të shqiptarëve, një ditë të gjithë do të përgjigjeni!
Me këtë rast dëshirojmë t’ua kujtojmë se Zaevi dhe Mickoski u dorëzuan para një teme të vetme – problemit me shtetësinë, një proces që e inicoi dhe po e bart Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa. Fillimisht na lutën të ulemi, ndërsa së shpejti do të detyrohen edhe ta zgjidhin këtë problem, sepse ata e dinë që ne nuk janë të gjithë shqiptarët BDI dhe Ahmeti.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Majorja e Policisë së Kosovës diplomon nga Akademia Kombëtare e FBI-së -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan -
Kurti sot, Abdixhiku nesër: takime në Zvicër për të kërkuar votat e mërgatës
Jeta në Austri
-
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja Strategjia e zbuluar e SHBA-së nën drejtimin e Trumpit e liston Austrinë midis vendeve që Uashingtoni... -
Austria do të vazhdojë angazhimin e saj në KFOR, deri në 600 ushtarë në vitin 2026 -
“Varg e Vi” me projekt në Vjenë -
Policia bastisë shtëpinë e 46 vjeçarit në Austri, zbuluan simbole naziste -
Piloti austriak bën ulje emergjente afër kufirit me Italinë










