Kosova
Klubi i Prodhuesve: Kosova dhe Shqipëria duhet të aplikojnë tregtinë e lirë
Në vitin 2017 Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë rreth 150 milionë euro, ndërsa Kosova në Shqipëri, rreth 35 milionë euro
Klubi i Prodhuesve të Kosovës ka reaguar ndaj deklaratave se ndërmarrësit nga Kosova po e bllokojnë dhe janë shkaktarë të mosfunksionimit të tregut të përbashkët Shqipëri – Kosovë.
KPK-ja thotë se Kosova dhe Shqipëria janë anëtare të CEFTA-së, që të dyja kanë nënshkruar marrëveshje për tregti të lirë dhe rrjedhimisht të dyja duhet të aplikojnë tregtinë e lirë.
“Sipas të dhënave në dispozicion, në vitin 2017 Shqipëria ka eksportuar në Kosovë mallra në vlerë rreth 150 milionë euro, ndërsa Kosova në Shqipëri, rreth 35 milionë euro. Nga këto të dhëna shihet qartazi se produktet e Shqipërisë janë duke depërtuar shumë më lehtë në tregun e Kosovës sesa produktet e Kosovës në tregun shqiptar. Këto dallime thellohen kur shtohet fakti që prodhuesit e Kosovës përballen me shumë barriera dhe probleme kur eksportojnë në tregun e Shqipërisë. Duhet të kujtojmë rastet e shumta kur prodhuesve të Kosovës u janë vënë taksa shtesë ose u janë bllokuar mallrat në kufi, si për shembull me rastin e patates, miellit, birrës, barnave, e të tjera”, thuhet në reagim.
Klubi i Prodhuesve thotë se janë individë të caktuar brenda institucioneve të Shqipërisë që janë duke e bllokuar funksionimin e tregut të lirë dhe të përbashkët. Ata thonë se edhe zhvendosja e doganë së Kosovës nga pika doganore e Morinës në portin e Durrësit nuk do të ketë ndonjë ndikim.
E-Diaspora
-
Itali
Projekti “Biblioteka shqip” pasuron bibliotekat në jug të Italisë me libra në gjuhën shqipe “Biblioteka shqip” sjell libra shqip në bibliotekat e jugut të Italisë... -
Pikat kufitare: Pritje jo më të gjata se 20 minuta për të dalë nga Kosova -
Chair Airline nis fluturimet direkte Vlorë-Cyrih -
Votat e diasporës i sigurojnë VV-së edhe një mandat, PDK humb një deputet -
Ngjarja tragjike në Crans-Montana, nuk raportohet për shqiptarë të prekur
Jeta në Austri
-
Festat zyrtare austriake dhe pushimet shkollore për vitin 2026 Festat zyrtare të Austrisë 2026 dhe pushimet shkollore të Vjenës 2025/26. Kalendari i plotë me... -
Ekspertët kosovarë që shkëlqejnë në Evropë: Dr. MDSc Genc Zenunaj pjesë e rastit të parë “Guided Quad Zygoma” LUMC, Holandë -
Vjenë: Procesi i votimit në ambasadë po vazhdon në mënyrë të rregullt -
Sulmohet me armë xhamia e shqiptarëve në Austri -
Trump dëshiron ta shkëpusë Austrinë nga BE-ja











