Futboll
Klubi italian vazhdon të insistojë për Rashicën
Napoli do të tentojë ta transferojë mesfushorin kosovar, i cili duket më afër kalimit në Leipzig, por atë e duan edhe klubet e tjera të mëdha evropiane
Ylli kosovar po mendon ta shpëtojë Werder Bremenin të mbetet në Bundesligë, e më pas të mendojë për klubin e ri.
Një gjë është e sigurt: futbollisti ofansiv do të largohet nga klubi aktual javët në vazhdim.
Interesimi i klubeve evropiane për shërbimet e përfaqësuesit kosovar është i madh.
Njëri prej klubeve që nuk po heq dorë për vushtrriasin është Napoli.
Klubi italian do të tentojë deri në fund për yllin kosovar, i cili duket se është më afër transferimit në Leipzig.
Klubi gjerman i ofron 15 milionë euro për Rashicën, të cilit ia ka ofruar një rrogë prej 2.5 milionë eurosh në vit.
Por, nëse Werderi mbetet në ligë, do t’i kërkojë së paku 25 milionë euro për ish-futbollistin e Vushtrrisë dhe Vitesses.
Gjithashtu, Rashicën e duan edhe Milani e Lazio në Itali, Borussia Dortmundi e Hertha Berlini në Gjermani dhe Liverpooli, Aston Villa e Wolverhamptoni në Angli.
24-vjeçari ka kontratë me Werderin deri në vitin 2022. Ai i ka realizuar 11 gola këtë sezon me klubin gjerman.
E-Diaspora
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes, -
Itali
Përplasje fatale në Itali: 30-vjeçari shqiptar qëllohet për vdekje pas një sherri -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Londër
Në Londër hapet ekspozita “Metamorph” e artistes Gabi Pallaska
Jeta në Austri
-
Në Vjenë ndizen qirinj për viktimat e aksidentit tragjik Edhe disa ditë pas aksidentit tragjik në vendin e punës, ku humbën jetën tre kosovarë,... -
Austri: Kosovarja shkakton aksident me makinë, lëndohet rëndë çiklistja -
Janë nisur drejt Kosovës trupat e viktimave nga aksidenti në Vjenë -
Austri: Dialektet do të mësohen në kurset e reja të integrimit -
Aksidenti tragjik në Vjenë: Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve











