Lajme
Klubi i çiklistëve Shqiponjat në Zvicër mbështet “Cycle Kosovo for Children”

Edhe këtë vit diaspora merr pjesë në “Cycle Kosovo for Children” që ka për qëllim mbledhjen e mjeteve financiare për spitalet e fëmijëve në Kosovë. Klubi i çiklistëve shqiptarë në Zvicër Shqiponjat – Cycling Club Eagles do të jetë një prej mbështetësve kryesorë të eventit, ku për katër ditë synohet të përshkohen 500 km duke ngarë biçikletën nëpër qytetet e Kosovës dhe 6,000 metra ngjitje me biçikletë.
Për klubin Shqiponjat kjo është mundësi e mirë e eksplorimit të bukurive natyrore të Kosovës, edhe pse këtë e kanë bërë edhe herë të tjera. Dy çiklistët dhe themeluesit e këtij klubi, Refik Ramadani nga Ferizaj dhe Suat Iseni nga Gostivari, në qershor të vitit 2022 ishin pjesëmarrës në eventin Cycle “Kosovo for Children”, ku për 4 ditë rresht përshkuan 500 km rreth Kosovës me 6000 metra ngjitje dhe të gjitha fondet që mblidhen janë të destinuara për spitalet e fëmijëve në Kosovë, anëtarët e kanë cilësuar si një nga eksperiencat më të paharruara. “Pas mikpritjes fantastike dhe asaj përvoje të paharruar, unë, kryetari i tanishëm i klubit, e shoh të arsyeshme që ne si klub edhe këtë vit të jemi mbështetës kryesor të eventit të këtij viti, ku do të mbledhim dhe sponzor”, ka deklaruar kryetari.
Karakteristikë e klubit është përbërja e anëtarësisë, ku janë mbledhur shqiptarë nga të gjitha trojet si Kosova, Maqedonia e Veriut e Lugina e Preshevës, por që klubi po rritet e interesi është i lartë.
Si klub organizojnë aktivitete e turne të shpeshta sidomos për manifestime. Anëtarët e klubit kanë qenë pjesëmarrës edhe në maratona. Në garën 150 km në tri shtete; Gjermani, Zvicër e Austri, çiklistët Senad Mamudi, Suat Iseni dhe Bujo Ahmeti morën edhe medaljen e argjendtë.
Çiklisti i klubit Sedat Adili bëri udhëtimin me biçikletë gjatë verës së vitit 2020 prej Zürich deri në Gostivar, ai përshkoi rrugën përreth detit Adriatik deri në Tiranë e më pas në Kosovë dhe duke i kaluar 2562 kilometra për 15 ditë. Çiklisti tjetër i klubit Sami Imeri theu rekordin, për katër ditë e 20 orë udhëtoi me biçikletë nga Chiasso e deri tek kufiri në Dheun e Bardhë duke kaluar 1480 km. Gjithashtu anëtari dhe poeti Vaxhid Xhelili, me prejardhje nga Bujanoci udhëtoi nga Baseli në fshatin e tij të lindjes, Lluçan në Buajnoc. Vitin e kaluar çiklisti dhe anëtari i klubit Dashmir Hamiti arriti që udhëtimin e tij prej Cyrihut deri në vendlindjen e tij në Vrapçisht të Gostivarit ta realizojë për 15 ditë.
Cycling Club Eagles është klubi i parë dhe ndoshta i vetëm i çiklistëve shqiptarë që jetojnë në Zvicër. Klubi u themelua në vitin 2020, duke marrë parasysh fluksin e madh të ngasjes së biçikletës në kohën e pandemisë e karantinimit nga COVID – 19 në Zvicër. Një grup prej pesë çiklistësh (Refik Ramadani, Blerim Sallmani, Bujo Ahmeti, Suat Iseni dhe Senad Mamudi) e panë të arsyeshme themelimin e klubit të çiklistëve shqiptarë për të rritur aktivitetet në gjithë shtetin zviceran. Përgjatë vitit 2020 ata vizituan rreth 27 prej liqeneve më të bukura të Zvicrës.
Që nga koha e themelimit klubit i janë bashkuar shumë çiklistë dhe numri ka shkuar në 21 anëtarë të rregullt.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vdes 18 vjeçari nga Kosova, në një liqe, në Gjermani Një 18-vjeçar vdiq të premten si pasojë e një aksidenti që ndodhi teksa ai ishte duke...
-
30 vjet të Ansamblit “Vatra”, një përvjetor që frymëzon
-
Gjermani: Humb jetën tragjikisht 18-vjeçari shqiptar në një liqen
-
Mira Murati këtë vikend martohet në një ceremoni private në Toskanë
-
Ambasada e Shqipërisë në Vjenë prezanton denjësisht traditat shqiptare
Jeta në Austri
-
Carinthia: Dy të vdekur në liqene gjatë fundjavës Gjatë fundjavës, dy persona u mbytën në liqene, konfirmoi për APA një zëdhënës i Drejtorisë së...
-
A mund të natyralizohen fëmijët nën 18 vjeç në Austri?
-
Ekstremi i djathtë në Austri përpiqet të shfrytëzojë tragjedinë në Graz për përçarje dhe urrejtje
-
Austri: Sa po zbatohet vendimi për ndalimin e telefonave në shkolla?
-
Policia e Vjenës do të mbyllë 2/3 e stacioneve gjatë fundjavave dhe festave